Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Me origjinë aristokrate ruse, Kollontái ishte një feministe dhe politikane bolshevike që u përfshi në lëvizjen revolucionare që nga viti 1905, pas dëshmimit të vrasjes së punëtorëve, e njohur si e diela e kuqe, përballë Pallatit të Dimrit. Kur shpërthyen ngjarjet e Revolucionit të Tetorit, Kollontai u zgjodh anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Petrogradit. Mbështeti Leninin në vizionin e tij për ushtrim pushteti dhe nevojë për të zëvendësuar revolucionin borgjez me atë proletar. Për afërsinë e saj me liderin e revolucionit rus dhe pas triunfit të tij, Kollontai u caktua komisare e vendit për ndihmën publike.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Edhe pse detyra si komisare nuk gjeti shumë hapsirë për të çuar përpara të gjitha idetë e saj, bëri të jepte dorëheqjen nga kjo detyrë në vitin 1918. Ishte një nga njerëzit që luftoi më shumë për lirinë e gruas dhe ishte ndër të parat që organizoi Kongresin e Parë panrus të Grave Punëtore, nga ku lindi një organizëm i ri sovjetik i përkushtuar për të promovuar pjesëmarrjen e grave në jetën publike dhe në projekte sociale si dhe në luftën kundër analfabetizmit. Ishte një grua shumë aktive dhe bashkëthemeluese e rrymës socialiste në vitin 1921 e quajtur “opozita punëtore”.

Lexo po ashtu:  Rama në facebook citon Gëten: Në fushën e ideve çdo gjë varet nga entuziazmi…në botën reale gjithçka mbi këmbënguljen

Ajo që planifikonte ky grupim politik ishte që qeveria të përfshinte anëtarët e sindikatave dhe në këtë mënyrë të evitoheshin burokracitë në nivele të larta të pushtetit dhe të partisë. Në vitin 1922 Alejandra Kollontái i shkruajti Stalinit duke i kërkuar një fat tjetër pune dhe po atë vjeshtë u dërgua në Norvegji si gruaja e parë ambasadore si dhe për një kohë të shkurtër edhe në Suedi. Katër vite më vonë dërgohet si trup diplomatik në Meksikë. Për misionin e saj diplomatik në Meksikë në vitet 1926-1927 mori nga qeveria meksikane dekoratën e shqiponjës azteke, dekorata më e lartë që vendi i jepte një të huaji si mirënjohje për afrimin e popujve të të dy vendeve. Që nga zyra e saj diplomatike promovoi shfaqjen e filmave rusë në Meksikë. Për shkaqe shëndetsore u detyrua të kthehej në Rusi. Kollontái trajtoi lirinë seksuale për femrat në veprat e saj si “Gruaja e re” dhe “Dashuria në shoqërinë komuniste”. Për atë gruaja e re karakterizohej nga afirmimi i personalitetit, ishte kundër rolit të saj si shërbëtore në familje dhe të luftonte për të drejtat e veta duke mos qenë shtojcë e burrit. Martesa që e shndrronte bashkëshorten në një pronë të burrit duhej të zëvendësohej nga një bashkim i lirë mes sekseve i bazuar në dashurinë dhe jo nga lidhjet e kontratave. Në marrëdhëniet seksuale gruaja nuk hiqte dorë nga natyrshmëria e saj femërore, as nga kënaqësia e mishit dhe zgjidhte lirisht burrin që e donte si baba të pasardhësve të saj.

Lexo po ashtu:  “Një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur në jetë është fakti që jam femër, kështu duhet të ndihen gjithë femrat”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *