Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbërriti mbrëmjen e së premtes në Athinë, ku u takua me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Vuçiç u shpreh se me Mitsotakis bisedoi në lidhje me Kosovën, por edhe çështjet rajonale, shkruan Euronews Serbia.

“E falënderova edhe një herë Greqinë për mbështetjen që i jep Serbisë në rrugën e saj evropiane dhe biseduam edhe për situatën energjetike, si dhe për mbështetjen e ndërsjellë gjatë kohëve sfiduese në vazhdim”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Ndërsa, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se ka pasur një diskutim të detajuar me presidentin Vuçiç në Athinë për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për zhvillimin rajonal dhe bashkëpunimin më të ngushtë.

“Darkë me mikun tim Aleksandar Vuçiç në Athinë. Ne patëm mundësinë të bisedonim në detaje për marrëdhëniet tona dypalëshe, zhvillimin rajonal dhe mënyrat për të bashkëpunuar më ngushtë në këtë periudhë të vështirë për të gjithë, për luftën në Ukrainë dhe krizën energjetike”, theksoi Mitsotakis.

Vuçiç ka theksuar se pret që të forcohen dhe përmirësohen fuqishëm marrëdhëniet politike dhe ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Greqisë.

Lexo po ashtu:  'Fondi i Sigurisë', Kurti: Të kontribuohet sa më shumë për ngritjen e sigurisë shtetërore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *