Kryeministri stoik Albin Kuri është deklaruar pas takimit rreth 8 orësh me presidentin ncionalist serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kurti ka thënë se propozimi i BE-së që Kosova mos të shqiptojë gjoba dhe Serbia mos të lëshojë targa KM është i papranueshëm për Kosovën. Pikë!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti para mediave tha se shpreson se BE do të gjejë forcën që t’i rrijë prapa propozimit të saj për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Duke theksuar “ se pas 8 orësh takime nuk kanë marrëveshje”.

“Nuk mund të shndërrohemi me liderë shtetërorë që merremi me çështje të targave dhe nuk diskutojmë për normalizim”, tha Kurti para gazetarëve

Për sa i përket që Serbia të pushojë emetimin e targave, Kurti tha se “kjo për neve nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet edhe me atë për të cilën jemi ftuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

“Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, në këtë rast Borrell hoqi dorë nga ky afati i marsit të vitit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Po them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar masrin e vitit 2023 dhe në anën tjetër propozimi është i Bashkimit Evropian. Kur u takuam në Paris në Forumin për Paqe, Borrell tha se propozimi nuk është Franko-Gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Sot ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi…Unë jam i gatshëm që të vijë këtu të zhvillojë takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë…Shpresoj që BE ti rrijë prapa propozimit të vetë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Sërbisë”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu:  Rama videoselfie me punonjësin shqiptar nga Kosova të sigurisë në SHBA: Kosova ruan derën e Kombeve të Bashkuara!

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, nuk i bëne presion Serbisë që e dogji Kosovën por i bënë presion Kosovës dhe deklaroj se pret nga Kosova që të pezullojë gjobat që Kosova planifikon t’ua jap drejtuesve të automjeteve me targa ilegale, ndërsa nga Serbis ka kërkuar që të pezullojë lëshimin e këtyre targave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *