Pas dështimit të kapitulimit të Kosovës para politikës serbe, kinse për një marrëveshje për targat në Bruksel, analisti i pro pushteteve të korruptuara, Dukagjin Gorani, ka thënë se nata e sontme është përplot huti.

Ai ka thënë se nuk dihet çfarë do të ndodh nesër në ora 08:00 të mëngjesit.

“Sonte është një natë përplot huti. Ne nuk e dimë cfarë do të ndodh nesër në ora 08:00 në mëngjes. Nuk e dimë nëse do të zbatohet urdhri për gjobitje, nuk e dimë nëse nuk do të zbatohet. 5-6 orë i kemi krejt ndërmjet”, ka thënë Gorani.

Gorani ka thënë se ata që përkrahin politikat e Kurtit, sonte duhet ta shpjegojnë se ku e shpie Kosovën kjo qasje e tij.

“Sonte është nata e përkrahësve të këtij kursi. Unë nuk e di këtë lloj politikë. Nuk e di se si do të zhvillohet situata, sepse është terren i panjohur për mu. Mendoj që sonte duhet që krejt ata që e kanë përkrah këtë kurs, sonte duhet ta shpjegojnë kah na çon kjo politikë”, ka thënë Gorani.

Lexo po ashtu:  Janë tradhëtorë: Hipnë në fuqi me ndihmën e Pasiçit dhe, për të qëndruar në fuqi, i falën Serbisë, copra të tokës shqiptare, të fituara me një mijë mundime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *