Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se janë duke bërë përpjekje maksimale që të arrihet marrëveshja për targat ilegale dhe për zotimin e Serbisë që të përkushtohet drejt marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

Megjithatë, Kurti theksoi se është i domosdoshëm korrigjimi i gabimit të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili, sipas tij braktisi diskutimin për normalizim të marrëdhënieve dhe u fokusua vetëm tek çështja e targave.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos ambasadori Jeffrey Hovenier është shumë i përkushtuar dhe angazhuar, unë e falënderoj për këtë, roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv dhe kreativ. Ai po bënë përpjekjet maksimale, pra SHBA-ja, sidomos ambasadori. Ata janë në kontakt me Brukselin, që prej se përfundoi takimi i fundit, unë nuk kam komunikuar me Përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Jose Borrell, i cili me keqardhje, ritheksoi e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian, duke thënë le të kemi një dakordim për targat…”

“Nuk mjafton dakordimi për targat, ndonëse aty unë kam qenë dakord që faza e dytë e zbatimit të vendimit, jo vendimi i si i tillë, por faza e dytë të pezullohet në kërkim të një zgjidhje sa i përket normalizimit të plotë të marrëdhënieve, deri në marsin e vitit 2023. T’i japim shanse pa gjoba marrëveshjes, por jo vetëm për targa dhe ta flakim tutje çështjen e bisedimeve për marrëveshje përfundimtare… Korrigjimi i gabimit të Borrellit është i domosdoshëm, ai është gabim i madh që të braktiset biseda për normalizim të marrëdhënieve dhe liderët të flasin dhe dakordohen për targa, që dorën në zemër as ai në Serbi dhe unë në Kosovë nuk jemi më kompetent”, theksoi Kurti.

Lexo po ashtu:  Kryeministri flet për kërkesën e vendeve të QUINT-it për zbatim të vendimit të kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Sipas tij, institucionet kosovare bashkë me gjithë aleatët ndërkombëtarë janë të angazhuar që të arrihet një marrëveshje.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i duan edhe 48 orë që përafrimi i djeshëm të mund të shndërrohet në dakordim sot ose nesër. Ne po i bëjmë përpjekjet maksimale. Unë nuk mendoj se jemi në orët kur duhet të flasim për shtyrje të reja, duhet të flasim për intensitet maksimal që brenda 48 orëve të kemi marrëveshjen siç e synuam në Bruksel, duke mos u kufizuar vetëm te çështjet e targave… Përpjekjet i kemi maksimale dhe na nevojitet gjithë mbështetja vendore dhe ndërkombëtare që brenda 48 orëve të vijë me një dakordim. Nuk e kam asnjë sekondë të mendoj se si kjo mos të ketë sukses. Nuk i kemi tashmë as 48 orë, pra i kemi ndoshta 36 orë, prandaj as një sekondë nuk e kam të mendoj se si mund të dështojë kjo gjë. Vendorët, ndërkombëtarët, shteti i Kosovës me gjithë institucionet, ambasadorët, Brukseli, Washingtoni, Parisi, Berlini që të gjithë janë angazhuar që të ketë sukses”, tha kreu qeveritar.

Lexo po ashtu:  Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ministrja Haxhiu mbajtën konferencë të përbashkët për media

Duke arsyetuar shtyrjen 48-orëshe të fazës së dytë të vendimit për targa, Kurti, tha se deri vonë ka komunikuar me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier për të gjetur një zgjidhje. Ai vlerësoi rolin e tij dhe tha se pala amerikane është duke diskutuar me Brukselin dhe do të shohin zhvillimet në orët e ardhshme.

“Mbrëmë deri vonë kam komunikuar me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier që të gjejmë një mundësi pa e cenuar ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë, por të njëjtën kohë mos të lejojmë çfarëdo cenimi të paqes, stabilitetit dhe sigurisë. Andaj po japim shanse edhe 48 orë që ai përafrimi që ka qenë evident në Bruksel të rezultojë me një dakordim të përbashkët. Për të sqaruar edhe një herë me datën 18 gusht, në takimin e katërt në Bruksel, kemi pasur strukturë të qartë të agjendës, pika e parë korniza e përgjithshme e marrëveshjes, pika e dytë, çështjet aktuale. Ndërsa në takimin e dytë, të djeshëm që është zhvilluar në Bruksel ka pasur tendencë që ne të kemi marrëveshje vetëm për çështje aktuale, këtë rast për targat. Por qëndrimi jonë ka qenë i qartë që nga gushti, se liderët e shteteve nuk mund të vijnë të diskutojnë për gjëra të cilat janë teknike, administrative, duke lënë anash marrëveshjen finale, ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë që ka në qendër njohjen reciproke. Pra, nuk mundemi vetëm për problemet aktuale të diskutojmë, pa e theksuar se kemi nevojë për një marrëveshje që na normalizon marrëdhëniet. Dje ka ekzistuar tendenca që të ketë asi dakordimi”, tha Kurti

Lexo po ashtu:  Suedia: Morëm garanci, SHBA-ja do të na mbrojë nga Rusia gjatë procesit të anëtarësimit në NATO

Këto komente, kryeministri Kurti i bëri pas një aktiviteti në Prizren të martën.KP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *