Fjalimet e 28 Nëntorit, gjithëpërfshirëse apo përjashtuese!
Të nderuar lexues,
28 Nëntori po vjen, ja edhe pse në heshtje e gati i harruar, ky ‘kokëfortë’ po vjen, po hapëron… Ne, padyshim, do të lexojmë, do të shohim e do të dëgjojmë edhe fjalimet publike për këtë ditëmadhe të formësimit të identitit politik e sockulturor shqiptar.
A përfundojnë Folësit dhe folëset e 28 Nëntorit duke bërë dallimin mes “nesh” dhe “atyre”?
Dita kombëtare e shqiptarëve, për mbajtësit e fjalimeve publike, do të duhej të ishte gjithëpërfshirëse për të gjithë shqiptarët autokton të Ballkanit dhe, gjithsesi, edhe për të gjithë mërgimtarët dhe gjeneratat që jetojnë të shpërndarë gjithandej në Globin tokësor.
Pra fjalimet e 28 Nëntorit, do të duhej të na përbashkojnë e të mos përfundojnë në “ne” dhe “ata”, apo jo?
Të dashur lexues,
Janë disa pyetje që kërkojnë përgjigje dhe analizë retorike:
1. Si shprehen pushtetarët, akademikët, media dhe politikanët lokal të Tiranës për Ditën Kombëtare të Flamurit dhe të Pavarësisë së gjysmëShqipërisë, 28 Nëntorin?
2. Si shprehen pushtetarët, akademikët, media dhe politikanët lokal të Prishtinës për Ditën Kombëtare të Flamurit dhe të Pavarësisë së gjysmëShqipërisë, 28 Nëntorin?
3. Si u drejtohen popullit Tirana dhe Prishtina pakicave etnike dhe shumëllojshmërisë kulturore që jeton në Tiranë, Prishtinë, Shkup e Luginë për 28 Nëntorin?
Dhe pyetja e 4 dhe jo më pak e rëndësishme,
A kontribuojnë fjalimet e 28 Nëntorit për një identitet kombëtar gjithëpërfshirës, apo nëse këto fjalime përforcojnë më tepër ndarjen artificiale (nga politika e të huajve) mes shqiptarëve në Tiranë e në Prishtinë?
Këto janë pyetje që ne si redaksi i kemi shtruar vetes dhe:
Përfundimi që MekuliPress ka nxjerrë nga analiza e 23 fjalimeve për 28 Nëntorin është se “folësit dhe folëset e 28 Nëntorit” gjithnjë, gjithmonë, gati secilën herë, përpiqen të mbajnë një “Ne” gjithëpërfshirëse për botën shqiptare, por, gjithnjë por, shpesh po përfundojnë në “Ne” në Shqipëri, dhe “Ata” në Kosovë.
Vërtetë tani del edhe pyetja e 5-të:
Kush i shkruan fjalimet zyrtare për 28 Nëntorin? Cili është shkollimi i tyre? Sa kan lexuar, dhe kuptuar, historinë, letërsinë, (në veçanti letërsinë e Rilindjes), antropologjinë, Retorikën dhe Komunikimin si shkencë, arkeologjinë dhe diplomacinë këta shkruajtës të Fjalimeve të rëndëshme kombëtare?
Konsekuent deri në fund: a janë shqiptarë, në mendime e në formësim, (jo me pasaportë), fjalimshkruajtësit e 28 Nëntorit?
Lexo po ashtu:  “Televizioni degradon njerëzit e kulturuar...”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *