Vlora në prag festimesh për 110-vjetorin e gjysmë Pavarësisë së tokave shqiptare, vjen me një ofertë të unifikuar nga një pjesë e madhe e hoteleve në vend.

Ato janë bërë bashkë dhe kanë vendosur një ofertë për të gjithë ata që duan të kalojnë 28 Nëntorin në qytetin e flamurit të kombit shqiptar. Më konkretisht, të gjitha hotelet këto ditë do të kenë çmimin 25 euro nata dhe nëse rezervon dy net, për 28 nëntor mund të akomodohesh falas.

Anisa Ceno administratore hoteli tha në emisionin Good Morning Albanians, në Euronews Albania se oferta që ka bërë bashkë hotelet në Vlorë është që me 50 euro të rrish 3 net në hotele me 4-5 yje të qytetit.

“Jemi rreth 15 hotele që i janë bashkuar nismës, qëllimi është edhe promovimi i qytetit”, tha Ceno.

Florika Rokado operatore turistike tregoi se veç akomodimit që është pjesa më e rëndësishme për turistët, janë edhe aktivitet e dedikuara ditëve të Festave Komëtare, koncerti i madh me këngëtarë të njohur, gara e çiklizmit ekspozita në Lungo Mare por edhe aktivitete më shkencore.

Lexo po ashtu:  Ligjet janë të kota për ata që nuk kanë trimëri e mjete për t’i mbrojtur. Fjalë të urta angleze

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *