Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket targave ilegale që qarkullojnë në veri të vendit, por sipas tij, përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka ndryshuar deklaratë çka ka mundësuar arritjen e dakordimit të mërkurën.

Kurti në Kuvendit ka thënë se ajo që u arrit të mërkurën nga pala kosovare dhe ajo serbe nuk është marrëveshje, por një dakordim.

“Të hënën më është ofruar një dokument si dakordim i përbashkët i cili ka pasur 95 fjalë, dhe fjalët Francë e Gjermani s’kanë qenë askund. Nuk i referohet propozimit franko-gjerman, përveç çështjes së targave te çështja e këtij propozimi. Nuk thuhet propozimi, por thuhet se do zgjidhet çështja e targave sipas atij propozimi, pa thënë franko-gjerman, 95 fjalë. Ndërsa, kjo mbrëmë që u dakordua i ka 194 fjalë”, tha Kurti

Ai shtoj më tutje:

“Nuk është marrëveshje, është një dakordim sepse shikoni çfarë thotë në titull, është deklaratë e Borrellit. Ajo çfarë është bërë mbrëmë, është ndryshuar deklarata e Borrellit, ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, Borreli ka ndryshuar deklaratë dhe kjo është shumë mirë. Marrëveshja e mbrëmshme nuk është marrëveshje për targat. Nuk do bëjmë gjobitje për targat KM dhe do t’i japim hapësirë negocimit propozimit evropian që më herët quhej franko-gjerman”.

Lexo po ashtu:  ‘Njerëzit e tij në pazar me trafikantët e drogës’/ Bardhi publikon audio-përgjimet: Socialistët që u kapën duke blerë vota me krimin e organizuar

Qëllimi ka qenë që propozimi franko-gjerman të futej si çështje bisedimi në Bruksel për normalizimin e marrëhdënieve me Serbinë, tha kurti

“Qëllimi ynë ishte që propozimi franko-gjerman për normalizim, përmes një marrëveshje ligjërisht të obligueshme të bëhet çështja e bisedimeve në Bruksel drejt arritjes së një dakordimi i cili shteti tonë që është normal e demokratik ia bashkëngjit edhe një raport normal me Serbinë. Ishte e qartë nga deklarata e zvpresidentit të Komisionit Evropian, Borrell, se një gjë e tillë nuk ishte përfshirë në diskutimet e ditës së hënë, tash ajo figuron saktësisht dhe me status të qartë në paragrafin e parë. Nuk ka qenë në ditëne hënë, në tekstin që më është ofruar mua. Për herë të parë dialogu hyn në një fazë të negocimit mbi kornizën e përgjithshme që do t’i zgjidhë problemet fundamentale nga prizmi I të drejtës ndërkombëtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *