Duket se punët në Rusi janë keq dhe madje shumë keq. Një ndër mbështetësit kryesorë të Kremlinit, Vladimir Solovyov, është shfaqur në televizionin shtetëror rus duke mallkuar gati ata që sipas tij largohen nga lufta.

Ju ikni në Izrael, Gjeorgji, në Balltik, Armeni dhe Kazakistan, kudo. A ikët prej luftës? Jo, ju ikët nga Mëmëdheu. Ju jeni shërbëtorë të regjimit nazist. Ju do ankoheni se askush nuk ju kupton, por ju në fakt jeni muti I Rusisë. Jeni një e vjellë e saj. Nuk ka vend për ju në atdheun tim, ju nuk e meritoni. Vdisni mbi të vjellën tuaj! Dhe na quani propagandistë? Ne jemi patriotëështë shprehur ai.

Nisur nga toni dhe mënyra e të shprehurit, duket se Rusia po krijon edhe ajo si Irani dhe Korea e Veriut syrgjynët e vet të përhershëm teksa pushteti po kërkon të imponojë një ligjërim për luftën që nuk pranohet më nga të gjithë.

A janë këto sinjale të një ndarjeje apo thjesht pushteti i Putin po mbyllet në vetvete për të humbur edhe atë arsyetim që i duhet më shumë se kurrë në këto momente ? Kjo është e vështirë të thuhet, por predikime të tilla nga dikush të cilit iu konfiskua vila në Itali për shkak të sanksioneve të kujton skenarët e filmave distopikë me pastorë që predikojnë fundin e botës ndërkohë që krijojnë biznesin e tyre me dëshpërimin e njerëzve.

Lexo po ashtu:  Mbërrin iOS 14 tek modelet iPhone 6S dhe më lart

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *