Gëzim Mekuli
Çka dreqi keni!
Zanat e Malit as në mitologji nuk i kanë njdekë e nuk i kanë poshtnu.
Para 422 viteve Giordano Brunon e dogjën të gjallë; e dogjën për shkak të mendimit të tij të lirë.
Për 100 vjet Serbia dhe Mali i Zi i burgosi, i ndoqi, i vrau dhe i pushkatoi me qindra e mijëra shqiptarë, vetëm pse e thonin atë që e mendonin dhe e dëshiroin, pra ishin shqiptarë, dhe, nuk donin të tjetërsosheshin; u burgosën sepse nuk ishin gati të pranonin përrallat serbe e malazeze për “jugosllavë” e për “kosovarë”.
1. Për libra që shkruan, për ide që i thanë në publik u zhdukën me qindra intelektualë e patriot shqiptar; dhe në këto libra nuk kishte thirrje shoviniste e as fashiste, por thjeshtë thiirje për liri e për mendim shqiptar. Këta e donin kombin shqiptarë si politikë, si njeri e si kulturë. Kaq! Por edhe kjo nuk lejohej dhe dënohej rrept nga Serbia dhe mbeturinat serbe në Kosovë dhe në viset tjera të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
Ku dua të dal tani, Të nderuar lexues,
Mosdurimi ndaj mendimit tjetër është dhunë; kjo pavarësisht nëse na pëqen ne, apo jo. Mosdurimi do të na kthej tek mesjeta e Giordano Brunos, pra viti 1600.
Sulmet kafshërore dhe manipulimet ndaj atyre që (vetëm) shprehin idetë e tyre të lira, (jo dhunën fizike), janë të papranueshme, të paarsyeshme dhe primitive.
T’huajsimi është gjëja më e rëndë dhe më e dhimbshme që mund ti ndodhë njeriut. Nuk duhet mposhtur guximin që të shprehemi të lirë e pa tutë. Gjermanët e morrën filozofinë greke dhe e përdorën për formësimin e idesë së tyre të lirë, por jo gjithmonë; në momentin kurrë frika, pasiguria e tuta e mposhti lirinë e shprehjes, doli Auschwitzi, Mauthauseni, Goli Otoku serb (këtu u burgosën me mijëra shqiptarë për mendimin e lirë. Të kujtojmë Adem Demaçin), Burreli, Çubrilloviqi, Millosheviqi e Vuçiçi.
Tjetra dhe shumë me rëndësi:
Nuk guxohet të mbrohet liria e shprehjes (vetëm) në baza gjinore; është gabim, është shumë gabim të thuhet: “është femër e nuk ka kuptim”.
Fjala e lirë nuk njeh gjini, statsus social, (i pasur a i varfër) komb e as religjion: Ajo është universale! Është oksigjeni i njeriut dhe i përparimit.
2. Por, gjithmonë por, të dashur lexues,fjala e lirë nuk duhet të nënçmoj e as të poshtëroj diniitetin e njeriut: nuk duhet rrëshqitur tek përmbajtja e pavlerë e agresive e portaleve dhe televizioneve që udhëhiqen nga njërëz të korruptuar, fanatikë partiakë, jo profesional, të paedukatë e me edukime gjysmake; familjare dhe shkollore.
Ejani ti kthehemi thesareve të Rilindasve e të poetëve tanë madhështorë; Hajde tï kthehemi fjalimeve prekëse e retorike të Skenderbeut, Qerqiz Topullit, Mihajl Gramenos, Lasgush Poradecit, Hilë Mosit, Ndre Mjedës, Esat Mekulit, Ismail Kadaresë, Rexhep Qosjes, Ali Hadrit, Cajupit, Sulstarovës, Elvis Hoxhës, Sead Zimerit, Ben Blushit etj, etj.
Zana nuk është vet “Zana” por as vet dreqi nuk është; andaj unë jam me Zanën si qenje e si njeri i lirë, edhe pse (ndoshta) nuk pajtohem hiq, bash hiq me mendimet e saja. Por ajo është vetëvetja. Ajo nuk guxon të tjetërsohet e të bëhet TI, Unë, Ai, apo Ajo!
Lerëni të qetë Zanën e Malit; as në mitologji nuk i kanë ngucë e nuk i kanë trazu. Mosni me patos, mosni me emocione, mosni me inati.
Jo sikurse portalet dhe televizionet e e ish-sunduesve të korruptuar që e sollën në dekadencë kritikën dhe të menduarit e përvetshëm e kolektiv!