Sipas Kurtit, tash është në dorën e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të diskutojnë për zgjidhjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos ambasadori Hovenier është shumë i përkushtuar dhe i angazhuar, roli i tij është konstruktiv, Shba janë në kontakt me BE-në”.
Kurti ka thënë se prej përfundimit të takimit nuk ka pasur kontakte me Josep Borrell, i cili e ka braktisur propoziminin franko-gjerman.
“Nuk kam pasur komunikim me Borell.Ai ka thënë le ta kemi një dakordim për targat, por pë mua nuk mjafton kjo” ka thënë Kurti.
Më tutje Kurti ka shtuar se ai ka qenë dakord që faza e dytë të pezullohet në kërkim të një zgjidhje sa i përket normalizmit të mardhënieve deri në mars të vitit 2023.
“Nuk është koha të flasim për shtyrje të tjera. Ne jemi optimist dhe besoj që korrigjimi i gabimit të Borrellit është i domosdoshëm. Është gabim i madh që të braktiset biseda për korrigjim të marrëdhënieve e liderët të flasin e dakordohen për targa, për të cilat dorën në zemër as unë në Kosovë e as ai në Beograd nuk jemi personat përgjegjës”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se të gjithë së bashku duke nisur nga presidentja Osmani, kryetari Konjufca, BE-ja, Shba-ja dhe Franca dhe ambasadorët e QUINIT janë angazhuar që të ketë sukses.
Në fund Kurti nuk ka bërë të ditur se mund të ndodhë ndonjë takim midis tij dhe presidentit të Serbisë.