Për 20 vjet Mediat dhe Politika e korruptuar e Kosovës propaganduan se Veriu i Kosovës është nën kontrollë; GËNJESHTËR, PROPAGANDË DHE MANIPULIM!

Kosova në mbështetje të plotë të Policisë së Republikës së Kosovës.

Krejt Kosova është në krah të djemve dhe vajzave zyrtarë të Policisë së Kosovës që gjatë gjithë kohës po tregojnë një ndjenjë të lartë të përgjegjësë. Policia e Kosovës mbështetet nga populli i Kosovës sepse ajo me profesionalizëm dhe me një përkushtimi po sakrifikon për ndërtimin e një shteti normal në gjithë territorin e Kosovës së pavarur.

Të nderuar lexues,
Mediat dhe politika e korruptuar e Kosovës për 20 vjet rresht e ka gënjyer popullin e shkretë se Veriu i Kosovës është pjesë normale e shtetit.

Sot pas 20 vjetëve Politika e re e Kosovës po e demanton shpifjen dhe propagandën göbelsiane të ish-regjimit të korruptuar dhe po i tregon popullit të vërtetën e hidhur politike e mediatike: Këtu në Veri për 20 vjet ka qenë Millosheviqi, Daciqi dhe (akoma) po ladron Vuçiqi.

Sot opinioni publik e ka kuptuar gënjeshtrën e politikës korruptive dhe po e kupton se në veri është Vuçiqi bashkë me bandat kriminale të Serbisë dhe t’Rusisë, të ndihmuara goxha fort edhe nga media dhe politika e banditëve shqiptarë, prandaj edhe duhet mobilizim shtetërorë për çlirimin e Veriut nga terroristët pa dallim etnie.

Lexo po ashtu:  Bildt: Millosheviqi do ta donte një zgjidhje si të Trumpit për Kosovën – forcat serbe të kenë nën kontroll gjithçka

Sot mbarë Kosova, krejt populli shqiptar dhe politika normale vendore dhe ndërkombëtare, është pranë Qeverisë së Kosovës dhe Policisë stoike të Kosovës.

Policia e Kosovës është profesionale dhe mbronë qytetarët e sajë në mbarë Kosovën, pa dallim etnie, kombi apo statusi social, andaj edhe e mbështetë populli.

Konsekuent deri në fund: Ju minorët që nuk e mbështesni sot Policinë dhe Qeverinë e Kosovës, cilin propozim e keni për zgjedhjen e situatës në veri të krijuar nga politika dhe media mafioze?

Për shtet e për dinjitet, gjithmonë, çdo herë, pa ndalë e përjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *