Aurora Dollenberg, një vajzë që ka lindur në Fier të Shqipërisë, po e rritur dhe shkolluar në Tiranë është bërë emër shumë i dashur për mjekësinë shqiptare dhe atë evropiane.

Studimet si studente ekselence i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë po në mungesë të mos gjetjes së një vendi pune detyrohet të merr rrugën e mërgimit dhe vendoset në qytetin e Wölffenbütel të Gjermanisë ku arrin të merr titujt shkencor dhe sot drejton dy klinika private si mjeke familje dhe Psikoterapije.

Në shikim të parë, të pushton me mikpritje dhe bujari, e në profesion me dije dhe aftësi organizative në të mirë të njerëzimit dhe arritjeve shkencore në fushën e mjekësisë. Qëllimi i këtij reportazhi nuk është të portretizoj zonjën Dollenberg, por rezultatet e saja , si presidente e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë së cilës i prinë ajo. Vetëm në vitin 2022 Dr. Aurora ka mbledhur dhe çertifikuar me kredite falas më shumë se 5000 bluza të bardha nga treva shqiptare dhe nga mbarë Europa.

Deri sa pinim kafe në një nga Restorantet e Londrës me zonjën Dollenberg dhe me mjekët që kishin ardhur nga shumë vende evropiane për Konferencën e XVI të organizuar nga Federata së cilës i prinë ajo, na shoqëronin edhe disa mjekë të cilët i gëzoheshin ardhjes në Londër dhe prezantimit të punimeve të tyre shkencore në konferencën e XVI ndërkombëtare në Londër. Me ne është edhe pianistja Lule Elezi që ka ardhë nergut nga Kosova e cila aktivitetin e Federatës e përkrahë që nga Konferenca e parë në Kosovë. Me ne janë edhe mjekët: Dr.Afrim Shabani ,Dr. Negjip Sopa, Dr. Hafije Zogaj,Dr. Bernarda Radonçiç, avokatja Teuta Abazi , mjekja Gylistane Mehdiu e unë si me shaka me batutat e mia kërkoj ta marr mendimin e presidentes dhe mjekëve se cila nga Konferencat e deri tashme kanë qenë më të suksesshme. Te gjithë në vlerësimet e tyre nxjerrin atë në Tiranë dhe Prishtinë.

Aurora si një humaniste që është pajtohet me diskutuesit por shton se secila nga Konferencat ka vlerën e vet në edukimin e pacientëve sidomos ato Konferenca që për temë qendrore kanë patuar luftën kundër Covid 19.

Pajtohem me ju se dega e AMFE në Shqipëri është shumë aktive dhe deri më sot kur po flasim ka organizuar disa Webinare online në tema të ndryshme. Këtu po i përmend disa prej tyre: 2 Prill 22 “Kanceri i Mushkërive”, më 23 Korrik 2022” Patologjitë më të shpeshta gjatë stinës së verës dhe kujdesi ndaj tyre”, 15 Tetor” Shëndeti i gruas dhe kujdesi mjekësor” , 22 Tetor 2022 “ Diagnostika dhe trajtimi i Limfomave”, 26 Tetor 2022 Konferencë fizike dhe online me temën : “ Kanceri i gjirit “e mbajtur në Prishtinë që me sukses e drejtuan Elion Kollçaku dhe Gjergji Pashaj si dhe ajo e 12 Nëntorit 2022” Virozat stinore, trajtimi dhe kujdesi ndaj tyre” Ky aktivitet është mërit e Kryetares së degës së AMFE zonjës Dr. Esmeralda Babamusta dhe sekretarit të përgjithshëm të AMFE zotëri Gjergji Pashaj për çka nga këtu i falënderoj shumë për angazhim të jashtëzakonshëm . Me të drejtë e shpallëm si më aktiven në kuadër të aktivitetit tonë të përgjithshëm. Me pëlqimin e të gjithë anëtarëve këtë herë të gjithë vendosëm të jemi në Londër dhe të themelojmë degën tonë këtu për të shpërnda edhe në Londër aktivitetin tonë ku kemi një numër të madh mjekësh shqiptarë po edhe shumë mërgimtarë nga trojet shqiptare që kohëve të fundit është bërë edhe mollë sherri edhe në parlament anglez. Pikërisht për këtë, Federata jonë ka vendosur që të sjellë në Londër edhe atë pjesën intelektuale nga shumë shtete Evropiane në Konferencë.

Lexo po ashtu:  ‘Të paguximshëm’/ Kurti i përgjigjet Ali Ahmetit: Nuk guxoj të jap tokën e Kosovës! Do e mbroj kombin deri në fund

Me kujtohet kur isha studente kur prindërit na udhëzonin të punojmë për rezultate sa më të mira e të ruhemi nga gojë kqinjët më thoshte nëna: “ Fjala është si çelësi bija ime, nëse e përdorë si duhet mbyll çdo gojë dhe hapë çdo zemër” .Ne me urtësinë dhe dijen tonë do shërojmë dhe ndihmojmë çdo njeri që ka nevojë për ne. Mendoj që prezenca jonë si mjekë dhe profesionistë mjekësor këtu do të nderojë në radhë të parë shkencën me arritjet tona ,dhe e dyta vendin mikpritës ku qindra bashkatdhetarë tanë jetojnë në Londër. A ka ma kënaqësi kur dëgjon ligjëratën e Prof. Dr. Kita Sallabanda Diaz, një neurokirurg i njohur në Spanjë njëherit edhe Kryetar i Shoqatës së Neurokirurgëve të Spanjës, mendoj që ky emër i bënë nder kombit shqiptarë dhe Federatës ku ligjëratat e tij janë një vlerë e çmuar për shkencën e mjekësisë. Pastaj Dr. Negjip Sopa një gjinekolog i njohur në Danimarkë, Prof. Dr. Vedat Eljezi, anesteziologë në Francë, Prof.Dr. Afrim Shabani, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Kosovë dhe Oftamologë i njohur në Prishtinë , Dr. Ardian Fandi specialist i mjekësisë familjare në Londër, Dr. Skënder Brataj ,drejtues i Spitalit të Urgjencës në Tiranë, Dr. Gazmend Berisha një anesteziologë i njohur në Norvegji ,Dr. Geriolda Topi një shkencëtare e njohur në Suedi ,Dr. Viola Halili një eksperte e mjekësisë ligjore në Shqipëri e cila që nga dita e parë është në aktivitet me Federatën të mos e harroj edhe Dr. Sabri Trepça ,specialist në Londër, Dr. Gylistane Mehdiu , mjeke specialiste nga Kosova, Dr. Genc Kelmendi në Gjermani ,kryetar i degës , Dr. Besnik Nurboja ,specialist i urgjencës në Londër, Laidon Shapo, specialist i Epidemiologjisë në Londër, Dr. Mirela Hasanaj e në veçanti dëshiroj ta falënderoj një vajzë të re nga Gjermania, Teuta Abazi/ Avokate për të cilën federata ka patuar shumë nevojë. Besoj që edhe me këtë profil e kemi plotësuar Federatën. Zonja Dollenberg derisa cakërronte gotat me kolegët për rezultatet e Federatës për vitin 2022 u vu në siklet se ndoshta mos ka harruar ndonjërin që ka kontribuar në federatë e nuk e ka përmend. Besoj që do më falin.Puna e secilit prej tyre besoj që ka depërtuar tek studentët dhe pacientët. Unë si me shaka i them nuk ta zënë për të madhe se Ti je shumë e angazhuar në këto organizime dhe shumicën e punës e bënë vet. Këtë e vërejta sot kur po përgatitej salla për fillimin e konferencë. Ju lumtë dhe aferim do thoshte nëna ime doktoreshë . Për ata kolegë që sot nuk janë me ne në Londër, dëshiroj që me ju ta ndaj kënaqësinë për urimet dhe përgëzimet që dje morra nga dy ambasadat tona këtu në Londër, nga ambasadori I Republikës së Shqipërisë zotëri Qirjako Qirko dhe nga ai I Republikës së Kosovës Ilir Kapiti. Të dy ambasadorët aktivitetin tonë e përshëndeten dhe shprehen gatishmërinë ta ndihmojnë sa herë që kemi nevojë për ndonjë aktivitet tonin këtu në Londër. Besoj që edhe ju do më shoqëroni për një falënderim që do ia nisim bashkë ZV. Ambasadores së Kosovës zonjës Albana Bylykbashi i cila dje ishte në sallë për të përshëndetur mjekët pjesëmarrës në Konferencë.

Lexo po ashtu:  Pritje madhështore Kryeministrit Albin Kurti nga komuniteti shqiptaro-amerikan “Hasan Prishtina” në Waterbury, Connecticut, SHBA

Kur flasim për sukseset e konferencës besoj që të gjithë njëzëri do shprehim kënaqësinë tonë që Konferenca ka arrite edhe këtë herë ti përmbush objektivat e saj në prezantimin e temave të parapara nga mjekët që punimet e tyre i kanë paralajmëruar me kohë. Ajo çka më gëzon mua dhe të gjithë anëtarët e federatës sonë është fakti që këtë herë kishim në Konferencë edhe mjek të rinj nga Kosova dhe Islanda. Konferenca e sotme shton presidentja Dollenberg përveç anës shkencore ka përmbushë edhe një ëndërr të mjekëve që Festën e flamurit ta kremtojmë këtu në Londër dhe të bashkojmë shkencën me artin tonë shqiptarë që në skenë do e sjellin fëmijët mërgimtarë që pa dëshirën e tyre rriten në atdhe të huaj. Këto emocione do i shijojmë gjatë mbrëmjes që Shoqata “ Ardhmëria” ka marr përsipër të organizoj Festën e Flamurit 28 nëntorin dhe 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Me këtë rast dua ta falënderoj zotëri Lutfi Vata, kryetar i kësaj shoqate i cili shprehu gatishmërinë në organizimin e federatës.

Lexo po ashtu:  “Greqia do të zgjerojë kufirin detar”, reagon MEPJ - Ministri i Jashtëm i Greqisë pritet do të shkojë së shpejti në Tiranë

Derisa unë shijoja Verën e bukur Londineze për nder të festës së 28 nëntorit me edhi në mendje ta prek pak edhe kontributin e Institucioneve tona shtetëror në ndihmë aktiviteteve të shoqatës që në këtë fund vit natyrisht se duhet shprehë falënderimin për bashkëpunim dhe përkrahje. Aty e kisha mendjen më thotë presidentja Dollenberg. Nuk do e kisha mbyllur bisedën me ty pa iu falënderuar të gjithë ata që gjatë gjithë aktivitetit tonë kanë qenë dora e djathtë e aktiviteteve tona duke filluar nga Konferenca e parë e deri me sot.

Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë ata që në forma të ndryshme kanë motivua dhe ndihmua Federatën në aktivitetin e saj. Dua ta falënderoj nga zemra ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Danimarkë zonjën Elida Petoshati , Konsullatën e Republikës së Kosovës Në Stuttgart të përfaqësuar nga zonja Lumturie Lipoveci, konsulle , e cila na ftoi në takimin me Kryeministrin e Republikës së Kosovës zotëri Albin Kurti i cili i shoqëruar nga Dr. Faruk Ajeti, ambasador i Republikës së Kosovës në Berlin organizuan një bashkëbisedim me bashkatdhetarët. Madje ZV. Ministren në Ministrinë e Punëve të Jashtme zonjën Liza Gashi, për përkrahje të jashtëzakonshme në aktivitetin tonë, zotëri Afrim Nura , Konzull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Münich, Dr. Eshref Januzaj përfaqësues i shoqatës “Dija”e.V. Një falënderim të veçantë për përkrahje të aktivitetit të Federatës dhe angazhimin e tyre në aktivitetet tona, zonjën Sonilla Hysi, Anila Hyka, Brikena Muharremi, zotëri Avni Dervishi ,politikolog ,zotëri Haxhi Dulla kryetar i Shoqatës Polako – Shqiptare në Poloni dhe dy xhiruesit e aktiviteteve tona të përhershëm zotëritë Avni Biceri dhe Ardit Mamaj.

Do i falënderoj edhe të tjerët që sadopak na kanë ndihmuar e që për momentin nuk po me bien në mend. Urimi im për të gjithë shqiptarët dhe pacientët në botë ku do që jetojnë të kenë shëndet dhe sa më pak të kenë nevojë për ndihmën e mjekut. Gëzuar Vitin e Ri 2023 . Ndoshta do ishte mirë ta përfundonim bisedën me këngën për Buzmin që si fëmijë na këndonin nënat.

Po vjen Buzmi bujar .Po vjen për festë të motmotit .Po vjen me të gjitha të mirat e zotit.

Gëzuar!

Autor: Hajriz Mamaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *