Zëvendës Ndihmës-Sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, pak çaste më parë, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ka shtuar se nuk e mbështesin aspak “kërkesën” e Serbisë për zbarkimin e 1000 trupave në Kosovë.

Ai shtoi se ShBA-ja nuk e mbështet fare një kërkesë të tillë dhe se si çdoherë do të jetë garancë për Kosovën.

“Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht, e hedhim poshtë kategorikisht. Nuk e mbështesim këtë fare. Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” – tha ai.

Këtë deklaratë e shpërndau menjëherë edhe Ambasada e Amerikës në Prishtinës përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/512622760896782

Lexo po ashtu:  Si do ta quajë tani Avdullah H(K)oti liqenin e Ujmanit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *