Presidentja e pakorruptuar e Kosovës, Vjosa Osmani është duke e mbajtur sot fjalimin e fundvitit. Osmani tha se në Kosovë “asnjëherë nuk ka pasur politikë të jashtme më aktive, më kuptimplote, më të përgatitur e më të koordinuar”.

Tutje ajo ka deklaruar se politika e jashtme është e fokusuar veç në interes të shtetit e jo për interesa individuale.

“Natyrisht që kjo politikë e jashtme është e fokusuar në interesin e Kosovës dhe vetëm të Kosovës, e jo të interesave të ngushta individuale e shpeshherë të paligjshme po u pengon disave jo vetëm në Serbi, por edhe jashtë saj. Kosova nuk ka politikë të jashtme, po thonë ca zëra. Natyrisht që Kosova ka politikë të jashtme. Në fakt, më në fund Kosova ka politikë të jashtme”, ka deklaruar ajo para deputetëve.

Ajo ka theksuar se “koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë”

“Por po ju tregoj se çfarë nuk ka Kosova tani. Nuk ka lobim për ndryshim kufijsh, nuk ka pagesa lobistësh për të shtyrë përpara agjenda puro-individuale, nuk ka intervista të paguara për të promovuar liderë të caktuar, nuk ka flirtime me Serbinë e me Rusinë me qëllim të interesave individuale”, tha Osmani.

Lexo po ashtu:  IDENTITETI/ Çifti fiton 21 mijë dollarë pasi u ankuan se në aeroplan nuk kishte mbishkrime në frëngjisht

Në politikën e jashtme, Osmani tha se ka shumë sfida, pasi që “gabimet kanë qenë të përmasave të mëdha”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *