Në Pediatrinë e Tiranës është realizuar me sukses nga stafi mjekësor i Kirurgjisë Infantile një ndërhyrje tepër e rrallë jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën, të cilët i shpëtuan jetën një 9-vjeçar.

Pasi vogëlushi vuante nga vështirësi në frymëmarrje, zbulohet në shërbimin e Pneumologjisë dhe të Radiologjisë se kishte një masë tumorale në trakenë e qafës, e cila pengonte kalimin dhe nxjerrjen e ajrit. Operacioni u krye me sukses, duke rezekuar pjesën e trakesë së prekur nga masa dhe u realizua rikonstruksioni i saj. Pas periudhës post-operatore në Reanimacionin e Pediatrisë, Rafaeli është kthyer shëndosh e mirë në shtëpi.

Mirënjohje stafin mjekësor me kirurg primar Prof.Asc. Dritan Alushani, Dr. Aulona Haxhirexha, Dr. Labeat Haxhirexha, anestezist reanimator Dr. Amarold Balliu, kryeinfermiere Silvana Laçi, infermiere instrumentare Nora Tafaj dhe infermieret Marjeta Shehi dhe Irini Ngjiro.

Mjeku Dritan Alushani tha, se ekipi i pneumologjisë dha kontributin fillestar në diagnostikimin dhe trajtimin e pacientit, i cili pastaj u kompletua nëpërmjet specialiteti të radiologjisë në diagnostikimin e sëmundjes që është një sëmundje e rrallë pasi në botë sot numërohen më pak se 10 raste të tilla të tumorit të trakesë.

Lexo po ashtu:  Ja pse krijohen gropat gjigante në zona të ndryshme të botës që gllabërojnë gjithçka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *