Gjyshja ime ishte arbëreshe dhe fliste gegnisht, deklaroi aktori i famshëm komik amerikan, Danny Devito në programin artistik ”The Always Sunny Podcast”.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.DeVito shton në intervistë se gjyshja ishte nga Kalabria, që ndodhet pikërisht përballë Shqipërisë.
“Familja ime është nga Kalabria, një nga gjyshërit e mi është nga Kalabria, tamam te çizmja e Italisë dhe përballë është Shqipëria”, thotë DeVito.

”Unë e njoha atë dhe ajo ishte pak a shumë 80 vjeçe dhe vdiq në një histori tragjike”, shton ai.
”Gjyshja ime fliste një gjuhë që quhej geg, një dialekt i gjuhës shqipe dhe ishte shumë e bukur. (Fjala) shiu për shembull… sh… sh… tingëllonte si vetë shiu”, thotë DeVitto më tej.
Daniel Michael DeVito, Jr., i njohur më mirë si Danny DeVito, u lind në New Jersey më 17 nëntor 1944.
Ai është një aktor, regjisor dhe producent i famshëm amerikan me origjinë arbëreshe nga San Felipe (Potenza).
Babai i tij, Daniel Michael DeVito Sr. kishte një dyqan pastiçerie dhe nëna e tij, Julia Mocello ishte shtëpiake.
Danny DeVito e filloi karrierën e tij në vitet ’60-’70 së bashku me Andy Kaufman.
Në vitin 1971 ai luajti një rol të vogël në ”La mortadella” të Mario Monicelli.
Suksesi i tij ishte i pandalshëm, pas punës me regjisorët dhe aktorët më të famshëm të Hollivudit.
Ai ka fituar një Golden Globe, një Emmy dhe një nominim për Oscar.




