Media të ndryshme raportojnë për interesin që miliarderi Michael Bloomberg ka nisur të shprehë për blerjen e ‘Dow Jones’ apo ‘Washington Post’ duke synuar një bashkim të tyre.
Miliarderi zotëron median ekonomike me të njëjtin emër, (Bloomberg) por me ‘Dow Jones’ do të fuste në dorë ‘Barron’ dhe ‘MarkeWatch’. Nga ana tjetër, mediat citojnë burime nga ‘Bloomberg’, sipas të cilave blerja e ‘Washington Post’ do të tentohet vetëm nëse pronari i saj, Jeff Bezos do të ketë interes për ta shitur.