Gazetari Albert Nikolla “zbulon” gjurmët e para të shqipes, të shkruara me shkronja pellazge. Ai flet për studimet shkencore që vërtetojnë se shqipja mund të jetë një nga gjuhët më të vjetra në botë.
Albert V. Nikolla
Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, nuk është “Formula e pagëzimit”, por shkrimet “Hettite”. Do të mjaftonte një vështrim i shkurtër në Fjalorin Shpjegues Hettitisht-Anglisht, dhe në transkriptimet e bëra shkrimeve të kësaj gjuhe, që është më e vjetër sesa Gjuha Sanskrite, për të kuptuar këtë të vërtetë. Por dokumenti qartësisht i dallueshëm i gjuhës shqipe është një shkrim i vjetër gdhendur në gur i gjuhën Maobite, e cili çuditërisht është i shkruar me Shkronja Pellazge që njihen nga të gjithë, dhe që gjenden në formën e tyre të parë primitive tek dorëshkrimet Vincan, 14 km në veri të Beogradit, por edhe gjetjeve arkeologjike në Shqipëri, Rumani, Greqi dhe Bullgari…. (Emri pellazg, vjen nga Pella, që ishte kryeqyteti Paleolitik që ishte ndërtuar mbi kënetën në Maliq (Korçë) , dhe i ka fillesat nga 45 mijë vite deri ne 6.5 mijë vite para Krishtit kur filloi Epoka Megalitike (E gurit) dhe që mendohet të jetë vendbanimi i parë i Homos-Sapinsit të sedentarizuar në Evrope dhe në botë.
Në Shkrimin maobite, flitet për mbretin Balak, që përshkruhet në Testamentin e Vjetër të Biblës. Emri i gjuhës Maobite, është bashkimi i fjalëve të një fjalie Gege: Ma-o-bi-te, (ma=mba, o bi= është mbi, dhe te=të) (në kuptim semantik : është mbi të( mbi gurë e shkruar=lavdia). Asnjëherë nuk thuhet se për deshifrimin e shkrimeve të lashta, të gjitha studiuesit kanë njohje dhe përdorin gjuhën gege… Guissepe Crispi, (xhaxhai i Françesko Crispi, Kryeministrit të parë të Italisë së Bashkuar), profesor i Universitetit të Palermos, më 1931, në veprën e tij “Memorie mbi gjuhën shqipe”, pat vërtetuar shkencërisht lidhjen mes gjuhës Shqipe dhe asaj Kaldaike dhe Akkadiane (Hebraike e Vjetër), dhe pat deklaruar se Gjuha Shqipe i ka të gjitha elementët që e bëjnë atë Gjuhë të Parë të njerëzimit… Ky pohim vërtetohet nga gjetjet arkeologjike rreth liqenit të Prespës dhe Trumave të Maliqit në Korçë. Në gjuhën e vjetër hebreje: מוֹאָב Moabit’h;: Μωάβ Moabib; në Akkadishte Mu’aba, Ma’ba, Ma’ab; dhe egjiptiane Mu’ab, është emri i një regjioni malor në Jordani, që shtrihet përgjatë bregut të Detit të Vdekur, dhe përmendet gjatë epokës së Hekurit. Ka ekzistuar përkrah mbretërisë së Izraelit, të Judës dhe të Ammonit. Në shekullin e VIII para Krishtit ra nën pushtimin Assirian. Në Bibël , mohabitet janë, të-të njëjtën prejardhje me Hebraikët, që i kanë fqinj, por bënin jo rrallë luftëra për territore me ta.
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress