Posta Shqiptare emetoi sot, në ditën e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, një pullë të re që shënon këtë ditë të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama shpërndau sot në rrjetet sociale një foto të kësaj pulle me simbole të hapsirave shqiptare, pra të Kosovës dhe Shqipërisë.

Pullat postare përveç funksionit të tyre kryesor, janë shndërruar në vite në objekte kujtimi dhe vlerësimi për ngjarje, personazhe apo data të rëndësishme. Me to krijohen shpesh koleksione nga të apasionuarit.

Lexo po ashtu:  Ka ndodhur, nuk ka ndodhur, apo e mbaj mend gabim – Çfarë është Deja Vu?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *