Për shqiptarët e Velesit ne Maqedoninë e Veriut flitet pak. Ata shpesh përgjatë historisë janë detyruar në forma të ndryshme të largohen nga kjo zonë, por edhe sot gjërat nuk shkojnë më mirë.
Sigurisht kane ndryshuar format, por projekti eshte i njejte… Kerkimi yne do te shtrihet ketu ne qytet, por edhe ne disa prej fshatrave ku ende sot jetojne shqiptaret. Do te sjellim hapur te verteten. Si shkelen te drejtat e tyre ? Cilat jane skemat qe perdoren nga autoritetet maqedone ?
Gazetari Marin Mema ka realizuar një reportazh të gjatë në lidhje me shqiptarët e Velesit, çfarë ndodh me ata, si shkelen të drejtat e tyre, si dhe cilat skema përdoren nga autoritetet maqedonase.
Ai ka intervistuar disa nxënës shqiptarë, të cilët i ka pyetur nëse dijnë të flasin dhe të shkruajnë shqip. Ndërsa përgjigjet janë të dhimbshme, shkruan MekuliPress, bazuar në dokumentarin e gazetarit, Mema.
Nxënësit shqiptarë që jetojnë në Veles në shkollë mësojnë në gjuhën maqedonase, ndërsa ka prej atyre që edhe në shtëpi flasin atë gjuhë.
Me vite autoritet kanë premtuar se do ta ndryshojnë gjendjen, pro si duket shqiptarët e vendbanimeve si Velesi, Krusheva, Manastiri e Pilepi kanë mbetur të harruar.