Leonardo da Vinçi kishte pasur intuitën se graviteti është një formë përshpejtimi një shekull para Njutonit, pasi vizatimet e eksperimenteve të tij e sugjerojnë këtë.

Konstanten gravitacionale ”g” ai e kishte gjetur me një saktësi prej 97%.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën ”Leonardo” nga inxhinierë nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni, së bashku me ekspertë nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Zvicrës Perëndimore.

Studiuesit panë disa vizatime nga kodiku ”Arundel” që përfaqësojnë një eksperiment në të cilin një enë lëviz horizontalisht duke derdhur disa materiale (ujë ose, më shumë gjasa, kokrriza rëre).

Në shënimet e tij, Leonardo tregon vetëdije për faktin se materiali i derdhur nuk do të kishte rënë me një shpejtësi konstante, por do të ishte përshpejtuar dhe se, nëse ena do të ishte lëvizur me të njëjtën shpejtësi si forca e gravitetit që e zbret materialin, atëherë rënia e fundit do të vizatonte hipotenuzën e një trekëndëshi barabrinjës.

“Rreth 500 vjet më parë, Leonardo da Vinçi u përpoq të zbulonte misterin e gravitetit dhe lidhjen e tij me inercinë përmes një sërë eksperimenteve gjeniale të udhëhequra vetëm nga imagjinata e tij dhe teknikat mjeshtërore eksperimentale”, shkruajnë studiuesit në punimin e tyre.

Lexo po ashtu:  "Është i çmendur ai njeri që, duke qënë i pa aftë të qeverisë veten, kërkon të qeverisë të tjerët." - Thëniet më të bukura për qeverisjen

Simulimi kompjuterik i eksperimentit tregon se Leonardo përdori një ekuacion të gabuar në mënyrën e duhur në llogaritjet e tij, por pavarësisht këtij gabimi, do të kishte lejuar që konstantja gravitacionale ”g” të llogaritej me një saktësi 97% në krahasim me metodat moderne.

”Ne nuk e dimë nëse Leonardo eksperimentoi më tej apo e hetoi më thellë këtë çështje, por fakti që ai po u afrohej problemeve në këtë mënyrë, në fillim të viteve 1500, tregon se sa larg ishte mendimi i tij”, përfundon Morteza Gharib nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *