25 fjalët që duhet t’i dijë një 2-vjeçar
Shkencëtarët kanë publikuar një listë prej 25 fjalësh që një fëmijë 2-vjeçar DUHET t’i dijë patjetër. Këto fjalë sigurojnë se fëmija nuk do të ketë probleme në të ardhmen me të folurën.
Kërkuesit amerikanë kanë bërë të ditur gjatë konferencës së tyre të përvitshme të Shkencës së Avancuar që u mbajt në Vankuver se nëse një fëmijë përdor pak fjalë, prindërit duhet të shqetësohen.
Disa nga fjalët e listës së shkencëtarëve janë: mami, babi, qumësht, lëng, po, jo, top, qen, mace, banane, hundë, sy, biskotë, makinë, falemnderit, këpucë, kapele, libër dhe mirupafshim.
“Nëse fëmijët nuk përdorin këto 25 fjalë kur janë 2 vjeç, ata mbase janë fëmijë që mësojnë të flasin ngadalë. Ka të bëjë me një zhvillim të ngadaltë të tyre dhe nuk ka vend për panik. Por, nëse kur bëhet 2 vjeç e gjysmë ka ende probleme në të folur prindërit duhet ta kontrollojnë”, shprehet profesori Leslie Recorla.
Ngadalësia në të folur mund të jetë edhe një shenjë e problemeve më të rënda si shurdhëria apo autizmi./MekuliPress/
Lexo po ashtu:  Korona tremb qytetarët, 1 në 3 prindër nuk duan që fëmija i tyre ta bëjë vaksinën e gripit në kohë pandemie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *