shkencashkenca

Nxënësit e përfundojnë arsimin parauniversitar me mangësi të theksuara formimi në lëndën e fizikës, tregon studimi 1-vjeçar i Insitutit Kombëtar të Fizikës në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave i përgatitur nga 45 mësues, pedagogë dhe hartues tekstesh të fizikës.

“Tekstet shfaqin problematika në përkthimin dhe ushtrime, çka bën që nxënësit të mos kuptojnë rëndësinë e të mësuarit të fizikës,”– tha Mimoza Hafizi – pedagoge.

Përzgjedhja e modelit britanik në mësimdhënien e fizikës në shkollat shqipe është i gabuar sepse sistemet arsimore janë të papërputhshme, nxjerr në pah studimi, teksa këshillon ndryshimin e teksteve shkollore në lëndën e fizikës si dhe investimin e mëtejshëm në kualifikimin e mësuesve.

“Problematikë është edhe kualifikimi i mësuesve si dhe të ulet norma e mësuesve për tu ndier më të motivuar. Të hartohet një program i ri. Është emergjente”, u shpreh Hafizi. Shqetësim për fizikantët vazhdon të jetë edhe mungesa e mjeteve të nevojshme laboratorike në fizikë për ta bërë orën e mësimit më gjithëpërfshirëse dhe tërheqëse me salla të dedikuara./ Top Channel

Lexo po ashtu:  Mjekët e kuruan duke kërkuar në internet, rasti i 2-vjeçares që vdiq pasi hëngri detergjent që po shokon rrjetet sociale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *