A e dini se më 24 shkurt 1871 lindi Sevasti Dako Qiriazi, arsimtare, veprimtare e çështjes kombëtare.

Ishte atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra. Naim Frashëri ishte ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazit të studionte në kolegjin me emër “Robert Kolegj” në Stamboll e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave.

Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor 1891. Me t’u kthyer në Shqipëri, Sevastia mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave, në Korçë, më 1891.

Motrat Qiriazi ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave nga e cila dolën shumë emra të njohur, që kontribuuan, jo vetëm në fushën e arsimit, por u bënë edhe luftëtare të njohura të çështjes kombëtare. Kjo shkollë është edhe fillimi i një shkolle mbi baza laike.

Pas Luftës së Parë Botërore, kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Sevasti Qiriazi mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit, ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore.

Lexo po ashtu:  12 shpikjet e grave që e ndryshuan botën moderne!

Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako e me të motrën Parashqevi ajo vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen “Yll’ i mëngjesit”. Një grua e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *