Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Albin Kurti, kryeministri i pakorruptuar i Republikës së Kosovës dhe kryetar i LVV-së, ka mbajtur një fjalim të shumëpritur para aktivistëve stoik të Lëvizjes Vetëvendosje. Ky fjalim u mbajt në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në këtë fjalim plot argumente, frymëzim, porosi dhe krenari, ai foli edhe për Serbinë okupuese, përfshirë dialogun me Serbinë, Kosovën e pavarur nga okupimi serb e luftën në Ukrainë. Për luftën e popullit shqiptar kundër okupuesve serbë dhe për luftën dhe rezistencën ukrainasë, Kurti e citoi Fan Nolin, poetin e shquar shqiptar: këto fjalë Kurti ia dërgoj Serbisë fashiste të Cubrilloviqit e të Vuciqit:

“Por dëshira e ukrainasëve për liri e demokraci, atdhedashura e tyre e pakufishme, solli edhe një herë në histori një shembull të fitores së Davidit mbi Goliatin. Ka shumë shembuj të tillë historia dhe një nga shembujt është ai i fitorës së Kosovës përball pushtuesit që i dukej vetja shumë i madh dikur dhe që endërron edhe sot të rikthejë madhështinë në kurriz të të tjerëve. Por siç ka thënë poeti i madh shqiptar, ish-kryeminsitër i Shqipërisë, peshkopi ortodoks Fan Stilian Noli: “i vogli e shtrin viganin dhe i shtypuri tiranin”. Edhe në Ukrainë në fund do të fitojë i vogli, sepse është i drejtë, dhe e drejta trimoëron më shumë se çdo armë” – tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lexo po ashtu:  16 PRILL 1913, ESAT PASHË TOPTANI NËNSHKROI MARRËVESHJEN E KAPITULLIMIT DHE DORËZOI SHKODRËN TEK MALAZEZËT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *