Pas takimit trepalësh në Bruksel, është deklaruar edhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se kanë marrë garanci nga Bashkimi Evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“E drejta për të formuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është arritja më e madhe për të cilën kemi luftuar që nga viti 1999. Kjo është arsyeja pse ne e nënshkruam Marrëveshjen e Brukselit dhe ajo që u garantua nga Bashkimi Evropian”, tha Daçiq për Tanjug,

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, u nda i kënaqur nga takimet pesë orëshe të Niveli të Lartë, ku në konferencë për media u shpreh se palët kanë pranuar në plotëni plan-propozimin evropian, shkruan Insajderi.

Megjithatë, mbetet të zhvillohen diskutimet të mëtejme rreth modaliteteve specifike për zbatimin e marrëveshje paraprake në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit, tregoi Borrell, e ku më e theksuashmja është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

“Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjeve, edhe të atyre të kaluara që s’janë zbatuar, dhe palët kanë shprehur gatishmërinë që me këtë marrëveshje do të vazhdojnë shpejtë në zbatimin e saj”, tha ai.

Lexo po ashtu:  - Shpresoj se Kuvendi do ta miratojë Rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

“Por, negociata të mëtejme nevojiten, për të përcaktuar modalitetin e zbatimit të dispozitave. Do të thotë që diplomacia fluture do të vazhdojë dhe do të thirrim takim mes dy liderëve në mars, me qëllimin për të finalizuar diskutimet mbi aneksin e zbatimit”.

Ky aneks zbatimi është pjesë integrale e marrëveshjes dhe duhet që ende të finalizohet, shpjegoi ndërmjetësi spanjoll Borrell.

“Dua të them se BE ua ka rikujtuar palëve obligimet e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara që mbesin valide dhe të detyrueshme. Ndërkaq deri në mes të marsit, Lajcak do të duhet të shkojë sërish në Kosovë dhe Serbi dhe të përgatisë takimin e radhës të Niveli të Lartë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *