“Sot marrëveshja nuk u nënshkrua. Arsyeja ka qenë mungesa e Zajednicës në tekst. Të dhënat i kam nga një palë, i kam nga Albini. Arsyeja pse nuk është nënshkruar duhett ë kërkohet në Beograd. Ka një taktikë që po ndiqet. Vuçiç thotë pajtohem, por nuk nënshkruaj. Nëse nuk mund të nënshkruajë, pse shkoi sot atje? Sot u shkua për të nënshkruar, është bërë një PR i madiat thanë do të nënshkruhet.

A do të nënshkruhet në të ardhmen? Varet nga serioziteti i palëve. Kurti e ka bvlerësuar si pozitive dhe është treguar i hapur për këtë marrëveshje që në fillim. Ajo është një marrëveshje pozitive për Kosovën, por ka arsye për Serbinë për të mos e nënshkruar me sa duket. Por nuk e thotë dot nuk e nënshkruaj.

A do të ketë vonesa pas datës 18 apo 20, nuk e dimë. Marrëveshja sot nuk u nënshkrua”.

Lexo po ashtu:  ‘Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin’, Policia e Kosovës me video sensibilizuese për kujdes në trafik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *