Më 28 shkurt të vitit 1903, vdiq ideologu i Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada.

Jeronim de Rada ka lindur më 19 nëntor 1814, në një katund të vogël të Kalabrisë të quajtur Macchia Albanese.

Pasi kreu kolegjin e San Benedeto Ullanos, studioi për drejtësi në Universitetin e Napolit. Në vitin 1836, kur ishte 22 vjeç botoi “Milosaon”, librin e tij të parë. Milosao është një përrallë historike me vjersha në gjuhën shqipe.

Jeronim de Rada e arriti kulmin e krijimtarisë së tij në vitin 1866 kur botoi në Firence “Këngët e Milosaos”. Ky libër përmban rapsoditë më të bukura shqiptare, të cilat autori i kishte mbledhur në kolonitë shqiptare të Kalabrisë dhe të Napolit. Këto këngë i patën sjellë me vete të shpërngulurit (arbëreshët) dhe u transmetuan gojë më gojë nga brezi në brez për katër shekuj.

Më 1840 botoi poemën “Serafina Topia“, e cila më tepër se një himn dashurie është një himn për bashkimin e shqiptarëve. Gjatë viteve 1847-1848 botoi “Rrëfimet e Arbrit”, e cila përbëhet nga katër novela romantike. Më 1861 botoi “Parimet e estetikës”, më 1864 “Lashtësia e kombit shqiptar” dhe më 1866 “Rapsodi e një poeme arbëreshe”.

Lexo po ashtu:  1941, Fjalimi historik i Esat Mekulit në Pejë: “Gjatë sundimit të Jugosllavisë asht thithun gjaku jonë, kanë dashtun me na ligshtue ekonomikisht, kanë dashtun me i marrë me forcë tokat shqiptare, me formue artificialisht shumicën e elementit sllav”

Veprën e fundit Jeronim de Rada e shkroi në vitin 1900 në moshën 86 vjeçare. Jeronim de Rada u martua më 1850 me arbëreshen Madalena Melkji, me të cilën pati katër djem. Fatkeqësitë familjare, vdekja e gruas dhe e djemve nuk e mposhtën atë, por dhimbjen e ktheu në forcë duke vazhduar veprimtarinë krijuese. Në këtë kohë shkroi poemën “Skënderbeu i pafat“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *