Restauratorët e artit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë janë në proces konservimi të pikturës murale në kishën e Shën Gjergjit në Vithkuq.

Ndërhyrja po realizohet në pjesën e apsidës së kishës. Si pasojë e lagështisë ndër vite, piktura murale, në këtë pjesë, kishte pësuar dëmtime dhe shkëputje të suvasë.

Pjesa e dëmtuar e pikturës murale u zhvendos me teknikën e operimit për të vazhduar me punën konservuese në ambientet e DRTK Korçë.

Vithkuqi ka 24 kisha. Ai zë vend të veçantë në Shqipëri, jo për numrin e tyre, por për arkitekturën dhe zbukurimin.

Në Vithkuq, të vjetra dhe me famë janë edhe kisha e Kryeengjëjve, Shën Mërisë, Shën Spiridonit, Shën Kozmait e shumë të tjera, që më së shumti kanë përhapur kulturë dhe dije.

Kishat e Vithkuqit dhe të Voskopojës janë monumente me vlera arkitektonike dhe artistike, frymëzuar nga trashëgimia e kultit bizantin. Ato janë cilësuar si “Thesare Unike” në rajon e më gjerë. /atsh /

Lexo po ashtu:  Ed Sheeran këngëtari më i pasur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *