Banka Popullore e respekton Marrëveshjen e Prespës dhe qëndrimin e grekëve por jo edhe të shqiptarëve në lidhje me dygjuhësinë në bankënotat e reja.

Paratë e reja që do të lëshohen në qarkullim nga fillimi i vitit të ardhshëm do të jenë vetëm në gjuhën maqedonase e jo edhe në gjuhën shqipe- njofton guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska- Bezhoska.

Profesori i filozofisë, Sunaj Raimi thotë se, Nëse bëhet kjo gjë, atëherë Ligji për gjuhën shqipe do ta humb funksionin e tij egalitar.

“Tani është momenti që faktorët tanë politik të reagojnë unisono, duke parandaluar këtë padrejtësi të radhës ndaj qenies shqiptare në Maqedoni!

Apel deri tek të gjitha partitë politike shqiptare, që ta alarmojnë këtë çështje diskriminuese nëpër strukturat vendimmarrëse brenda dhe jashtë vendit tonë, me qëllim që banknotat e ardhshme, të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Kjo gjë duhet të bëhet sa më shpejtë, sepse ‘hekuri lakohet sa është i nxehtë’. Në të kundërtën… teza për elementin shtetformues të shqiptarëve do ta humb kuptimin e vet!”, është shprehur Raimi.

Lexo po ashtu:  “Rregullorja e kurvënies”, Prostitucioni i legalizuar në Shqipëri para një shekulli: - Çdo kurvë duhet të regjistrohet në Polici

Nga fillimi i vitit 2020 do të lëshohen në përdorim bankënotat e reja prej 500 dhe 10 denarëve, me emrin e ri të shtetit. I tërë procesi për ndërrimin e parave do të zgjas rreth 5 vite.

Sipas Ligjit për gjuhët, banknotat e reja do të kenë motive dhe simbole të kulturës shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *