579 vite më parë, më 2 mars 1444, në katedralen e kishës së Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt “Besëlidhja e Lezhës”, pra besëlidhja epike e shqiptarëve në Ballkan.
Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës së shqiptarëve kundër osmanëve, në mesin e shekullit të XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e shqiptarëve.
Këto ishin vendimet e kuvendit:
- Krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun.
- Formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm.
- Krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.
Duhet theksuar se “Besëlidhja e Lezhës” ishte Kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore e politike të shqiptarëve.