Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, deklaroi sot se takimi i Ohrit është një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe Serbinë për të arritur marrëveshje mbi planin europian për normalizim të marredhënieve. Ai shtoi se marrëveshja synon të shmangë edhe tensionet e mundshme mes dy shteteve në të ardhmen.

Në nje takim me gazetarë, në të të cilën mori pjesë KosovaPress, ambasadori Hovenier deklaroi së një marreveshje e mundshme do të sjellë përfitime politike dhe ekonomike për të dy vendet.

Në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Hovenier tha se i kuptojnë disa shqetësime, por ShBA nuk mbështet ndonjë mekanizëm që është kundër kushtetutshmërisë së Kosovës.

I pyetur për rezervat që kanë ndaj planit evropiaj dy partitë më të mëdha opoitare PDK dhe LDK, Hovenier tha se është i bindur që në fund të dy subjektet do të vënë interesin nacional para atij partiak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, për të diskutuar zbatimin e planit 11-pikësh të BE-së.

Lexo po ashtu:  Lajmi i fundit nga Shtëpia e Bardhë: Grenell dhe O’Brien refuzojnë vendimin e Kurtit për taksën

Dy udhëheqësit u dakorduan muajin e kaluar se përmbajtja e tij nuk ka nevojë të diskutohet më tej.

Plani i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, por dy vendet do t’i njihnin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat.

Serbia, gjithashtu, nuk do ta bllokonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Plani, po ashtu, u kërkon palëve që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. /KP/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *