“Deputeti Krasniqi dhe deputeti Abdixhiku po flasin si me qenë aktivistë të Vetëvendosjes, që kanë dhënë dorëheqje e janë të pakënaqur me kryetarin”.

Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të enjten ku po raportonte për marrëveshjen e arritur me Serbinë më 18 mars në Ohër.

Teksa kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku patën kritika për Kurtin lidhur me këtë marrëveshje, kryeministri dha disa kritika për ta lidhur me diskursin opozitar.

“Për besë nuk e di si ta shpjegojë ndryshe këtë diskurs. Po më duket si me qenë në Këshill të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, por ky është Parlamenti i Kosovës. Nuk e di pse po më kujtohet tani deklarata e Skënder Hysenit, i cili pat thënë që deputeti Abdixhiku është Vetëvendosje në LDK. Pushoni me këtë diskurs e prezantoni vizion dhe ide”, u shpreh Kurti.

Ai gjithashtu iu përgjigj kritikave të opozitës që në marrëveshjen bazë me Serbinë nuk përmendet njohja reciproke.

Lexo po ashtu:  Ky është Stevo Pendarovski, ish-shefi i kabinetit famkeq të Dime Gjurev në kohën e ekspeditave policore në Bit Pazar, Gostivar, UT, Ladorishte etj, sot kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Duke folur para deputetëve, Kurti tha se 39 marrëveshje janë realizuar gjithsej nga 2 korriku 2011 deri më 25 gusht 2015 dhe asnjëra prej tyre nuk e ka pasur njohjen reciproke.

“Pse nuk ishte njohja reciproke në asnjërën prej tyre dhe nëse keni dialoguar mirë dhe keni qenë më të dijshëm e më të vëmendshëm se ne si u në që asnjëra se pati njohjen reciproke? Më 15 shkurt 2019 ish-presidenti amerikan, Donald Trump dërgoi letër e deklaroi njohje reciproke, pse nuk e bëtë?”, u shpreh tutje kreu i ekzekutivit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *