1.Humoristi i mençur

Ne të gjithë kemi nevojë për një mik që mund të na ndihmojë të mos bëhemi të zymtë. Jeta bëhet serioze – dhe nganjëherë domosdoshmërisht – por asnjë rrethanë nuk duhet të na largojë nga e drejta jonë për një jetë të lumtur. Ne kemi nevojë për dikë që të na kujtojë rëndësinë e humorit.

Dhe këtu hyn humoristi i mençur – miku me mendje dinake dhe me humor.

Të gjithë duhet të jemi me fat që të kemi një humorist të mençur brenda rrethit tonë shoqëror. Ata do të ndiejnë lëndimin dhe dëshpërimin e dikujt, dhe – në momentin e duhur – hedhin një breshëri batutash, që do e bëjë mikeshën të derdhë lotë… prej të qeshurit.

2. Poligrafi njerëzor

Disa njerëz mund të ndiejnë një gënjeshtër me saktësinë e një makine poligrafi. Ata mund të mos jenë 100 për qind të saktë gjatë gjithë kohës, por i afrohen shumë. Përveç kësaj aftësie të jashtëzakonshme, Poligrafi njerëzor gjithashtu është një mik i shkëlqyer.

Lexo po ashtu:  Lista e gjërave që duhet të bëjmë (dhe të mos bëjmë), për të qenë të lirë e të lumtur

Kombino forcën e brendshme me aftësitë deduktive të një detektivi, dhe do të keni dikë që do të thërrasë me forcë se po thuhen broçkulla.

3. Miku virtuoz por i zemëruar

Jemi në vitin 2022, por ende sot, gratë në të gjithë botën vazhdojnë të luftojnë për paga të barabarta dhe të drejta të barabarta.

Shumë njerëz, jo vetëm gra, urrejnë konfliktin – kjo është vetëm një pjesë e natyrshme e personalitetit të tyre. Ndonjëherë, megjithatë, lindin situata kur vetë ose dikush tjetër duhet të përdorë një lloj inteligjent e të pjekur të zemërimit.

Miku virtuoz i zemëruar demonstron, nëpërmjet fjalëve dhe veprave, se zemërimi me të drejtë është në rregull. Po kështu, ky mik do të bëjë shpejt dallimin e madh midis zemërimit të virtytshëm dhe zemërimit irracional e të vrazhdë.

Dhe ai ofron një mësim kritik: se zemërimi inteligjent nganjëherë është i nevojshëm – dhe se është në rregull të përdorësh këtë emocion përballë padrejtësive.

4. I papërshtaturi

Lexo po ashtu:  “Nënës sime” – Herman Hesse

Nuk është e pazakontë që rrethi i ngushtë i një individi të ngjajë me atë vetë. Ne e dëshmojmë këtë rregullim shoqëror gjatë gjithë jetës. Mbani mend shkollën e mesme? Djemtë që rrijnë me djem, vajza që rrijnë me vajza, “shakatorë” që rrijnë me “gallataxhinj”.

Fakti që ne synojmë të shoqërohemi me njerëz me mendësi të njëjtë është i trishtë, sepse ngushton perspektivën tonë për botën. Në të vërtetë, kjo prirje shoqërore e pranuar mund të kufizojë perspektivën e vetes sonë. Në rastin më të mirë, ky rend shoqëror tregon në një lloj injorance. Në rastin më të keq, ai ushqen intolerancë dhe zemërim.

Në terma të miqësisë, i papërshtaturi është dikush që mishëron një grup tjetër besimesh dhe idesh nga ai joni. Ai bën një tjetër lloj jete që, për ironi, e bën potencialisht mik të madh. I papërshtaturi jo vetëm që zotëron aftësinë për të na mësuar rreth këndvështrimeve të ndryshme (pra tolerancën). Ai gjithashtu mund të vëzhgojë diçka tek ne – në karakterin tonë – për të cilën ne kurrë nuk kemi qenë të vetëdijshëm.

Lexo po ashtu:  Lumturia e fëmijëve është me rëndësi, jo inteligjenca e as familja e pasur.

5. Optimisti

Kur jeta bëhet pashmangshmërisht e vështirë, ne kemi tendencën të dëmtojnë vetveten. Analizojmë dhe kritikojmë dështimet tona, duke mos arritur asgjë dhe thjeshtë duke ulur vetëvlerësimin dhe respektin për veten.

Ashtu si kemi nevojë për dikë që “të na e thotë troç në sy”, ashtu kemi nevojë edhe për dikë që të shohë përtej atyre që ne i perceptojmë si dështimet tona dhe të na frymëzojë. Gratë përballen me një numër sfidash në këtë botë. Disa gra kanë nevojë për një zë optimist që t’i shtyjë përpara, pavarësisht pengesave.

Optimisti është një mik që të përqafon fort dhe të pëshpërit në vesh: “Kujto pikat e tua të forta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *