Aktakuza kundër katër krerëve të UÇK-së që po gjykohen Hagë mori kahun më të keq të mundshëm duke i fajësuar ata, ajo për luftën kundër makinerisë ushtarake Serbe, po për krime ndaj shqiptarëve me qëllim forcimin e pushtetit.

Prezantimi që i bënë sot prokurorët provave dhe fakteve që pretendojnë të kenë, numërojnë mbi 100 vrasje, burgosje, tortura dhe pengmarrje të atyre që ata i konsideronin si kolaboracionistë. “Provat do të tregojnë se rolet e tyre (Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit shën Lapsi.al) mbështetën dhe zbatuan një politikë e cila vinte në shënjestër persona të cilët etiketoheshin si kolaboracoionistë dhe persona që thuhej se ishin kundërshtarë të UÇK-së” tha në argumentimin e tij prokurori i specializuar, Alex ëhiting. Sipas aktakuzës pretendohet se shtabi i përgjithshëm i UCK-së ka pasur si politikë të përcaktuar qartë për shënjestrimin e kolaboracionistëve dhe kundërshtarëve. Katër të akuzuarit, që luanin role kryesore brenda këtij shtabi “u përfshinë direkt në zbatimin e kësaj politike, përfshirë këtu edhe mbikëqyrjen e komandandatëve që u implikuan në vrasje” tha prokurori gjatë shpalosjes 5 orëshe të linjës së aktakuzës.

Në mbështetje të kësaj teze u përdor nga akuza edhe fakti se shumë krime janë kryer kundër ish anëtarëve dhe mbështetësve të ish partisë më të madhe të Kosovës, LDK-së të udhëhequr nga Ibrahim Rugova.

Krimet kundër LDK
Njëri nga prokurorët e Gjykatës Speciale, James Pace pretendoi se Hashim Thaçi jo vetëm që kishte njohuri por ka morrë vetë në pyetje të ndaluarit duke i identifikuar si Rugovistë. “Hashim Thaçi dhe Sabit Geci morën në pyetje të ndaluarit duke i identifikuar si Rugovistë, duke i kërkuar që të nënshkruanin deklaratat për të hequr dorë nga Ibrahim Rugova dhe duke kërkuar të heqin dorë nga LDK-ja dhe të jepnin dorëheqje nga të gjitha funksionet parlamentare…Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u keqtrajtuan se ishin spiunë apo simpatizantë të presidentit Rugova dhe të LDK-së. U morën në pyetje për mbështetje të LDK-së dhe për kundërshtimin e UÇK-së”, u shpreh prokurori. Për djeninë e ish presidentit Thaçi për ato që ndodhnin akuza solli si provë edhe një foto të tij (në kuadrata brenda fotos së madhe lart) pranë një qendre ku keqtrajtoheshin civilët.

Lexo po ashtu:  Ministri i ri Abdixhiku: Kam urdhëruar që kompanitë t’i pastrojnë rrugët gjithë natën

Prokuroria mbrojti tezën se targetimi i kolaboracionistëve dhe tradhëtarëve ishte një politikë konstante e drejtuesve të UÇK-së duke sjellë shembuj me deklarata dhe intervista të dhënë prej tyre gjatë kohës së luftës. Ajo përmendi shembullin e një interviste që i akuzuari Jakup Krasniqi, ish zëdhënësi i UÇK dhe ish kryeparlametari i Kosovës pas çlirimit, pati dhënë për “Der Spiegel”. Prokurori i Specializuar, Allan Tieger, si provë mori një intervistë të Krasniqit dhënë për prestigjiozen gjermane “Der Spiegel”, ku sipas prokurorit, ai pranon haptas “politikën e shënjestrimit të kolabracionistëve”.

“Kolabracionisët i kemi paralajmëruar që do të vriten nëqoftëse do të vazhdojnë rrugën e gabuar”, citoi prokurori i Specializuar, Allan Tieger intervistën e Krasniqit.

Duke përmendur rastet e veçanta prokuroria speciale i dha përgjigje edhe pyetjeve që ka ngritur vetë: Përse e bënë këtë? Përse i kryen këto krime?
Përgjigja ishte: “Provat do të tregojnë se arsyeja ishte për të fituar pushtet në luftë dhe pushtet edhe në Kosovë ndaj personave që perceptoheshin si kundërshtarë të UÇK-së”.

Shkelje e ligjeve të luftës
Nisur nga ky pohim prokuroria ka pretenduar se se të akuzuarit e kanë kaluar cakun e një beteje çlirimtare kundër Serbisë, duke shkelur edhe vetë ligjet e luftës. “Nuk mund të ketë asnjë justifikim për ndalimin arbitrar të civilëve dhe personave të paangazhuar në luftime dhe për keqtrajtimin, torturimin dhe vrasjen e tyre. Kjo bie ndesh me ligjin. Për këtë arsye kemi ngritur këtë rast, për të vendosur se askush nuk qëndron mbi ligjin” ishte teza e akuzës.

Lexo po ashtu:  SHBA kërkon nga Turqia organizimin e bisedimeve afgane të paqes

Sipas tyre mbi ligjin nuk mund të jetë as ish presidenti Hashim Thaçi, të cilit Prokuroria Speciale ish shpalli akuzën ndërkohë që ky i fundit ishte niisur drejt një takimi me Donald Trump në shtëpinë e bardhë. Sipas prokurorëve Thaçi ka dhënë dëshmi kontradiktore kur ka rrëfyer për ngjarjet e kohës së luftës. “Thaçi erdhi disa herë në Hagë fshehurazi për të dhënë dëshmi. Disa herë ai mohoi rolin e tij gjatë luftës: pretendoi se shtabi i përgjithshëm nuk kishte asnjë funksion deri në nëntor të vitit 1998, dhe pas kësaj date ekzistonte vetëm në letër. Ai mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat që paraqiten në këtë gjykim tregojnë se këto pretendime ishin të rreme. Ato bien ndesh me deklaratat që Thaçi ka dhënë më herët dhe nga provat e shumta që do të paraqiten në këtë gjykim”.

Jo kundër UÇK
Nga ata që e shohin me dyshime këtë proces, Hashim Thaçi është ai që e ka drejtuar luftën, dhe që i ka dhënë emrin lirisë. Ata manifestuan të dielën (foto poshte) një një marshim madhështor kundër përdhosjes së imazhit të një beteje çlirimtare kundër Serbisë.

Lexo po ashtu:  Britania pritet ta ketë pagën minimale më të lartë në botë

Por prokurorët kanë venë bastin e vështirë që edhe ti shpallin të akuzuarit që e drejtuan këtë luftë si pjesë të një organizate kriminle që ka kryer krime kundër njerzimit edhe të mos njollosin betejën e udhëhequr prej tyre. “Kjo çështje nuk kërkon të procedojë UÇK-në, dhe nuk i akuzon të gjithë anëtarët e saj. Nëse dikush e thotë këtë e ka gabim. Është e rreme. Akuzat ngrihen kundër katër vetëve. Se kanë kryer krime lufte e krime kundër njerëzimit. Shumica e anëtarëve të UÇK-së nuk kishin të bënin fare me këto apo krimet që ngrihet aktakuza. Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë vetëm me çfarë kanë bërë këta të akuzuar, por me krimet që kanë kryer gjatë luftës” tha prokurori special në hapje të procesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *