E di se çfarë është karma dhe si mund të ndikojë ajo në jetën tënde? Në thelb, koncepti i karmës bazohet mbi shprehjen: “Çfarë të mbjellësh, do të korrësh”. Pra, çdo veprim i yni reflektohet nga një reagim i Universit.

Fjala “Karma” e ka origjinën nga gjuha sanskrite, një gjuhë e vjetër në Indi, e cila nënkupton “veprim”. Termi ka natyrë fetare, përdoret në doktrinat budiste, indu, sikh, teozofike, si dhe në kohët moderne ështëpërdorur edhe nga spiritualizmi. Në këto besime, karma funksionon si një ligj universal i veprimit dhe pasojës, pra, për çdo veprim të bërë, do të ketë një reagim nga ana e universit. Koncepti është i lidhur ngushtë me kulturën indiane, duke përfshirë besimin në rilindjen pas vdekjes. Në këtë kuptim, njeriu jeton më tepër se një jetë, duke i bërë përvojat e përjetuara nga një person, të lidhen me pasojat tek ai në jetë të tjera. Sipas filozofisë indiane, karma nuk është një formë ndëshkimi, por një mënyrë për të stabilizuar rregullin e sjelljes individuale.

Lexo po ashtu:  “Unë nuk luftoj dot më!” Letra e fundit e Virginia Woolf-it

Si ta përballojmë karmën?

Nuk ka mënyrë tjetër, përveçse të çlirohemi nga gjithë negativiteti që na rrethon. Vetëm atëherë mund ta zotërojmë fatin tonë. Për të arritur këtë gjë, nevojiten disa veprime: Ta njohim mirë veten, të zhvillojmë inteligjencën emocionale, si dhe të praktikojmë meditimin.

Shpresojmë ta kesh vlerësuar përmbajtjen e kërij artikulli dhe ta kesh kuptuar më mirë se çfarë është karma.

Kjo energji, e krijuar nga veprimet tona, mund të ndikojë gjithë rrjedhën e jetës. Mirëpo, duke e ditur se si ta përballosh, mund të ndërtosh një të ardhme më të lumtur, plot me energji dhe pozitivitet. Tani është zgjedhja jote! Jeto!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *