Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se situata në veri duhet të qetësohet dhe të zbatohet Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit në Bruksel.

Ai njoftoi se ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin tha se u pajtuan për këto dy tema.

Pata një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani gjatë ditës sot. Të dy u dakorduam që është koha të zbatohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri”, shkroi Kurti në Tëitter.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është takuar të hënën me presidenten Vjosa Osmani, për të biseduar mbi gjendjen e krijuar në veri. Ai u shpreh pas takimit se situata është thellësisht shqetësuese.

Lexo po ashtu:  Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett: - Kosova po frenohet nga korrupsioni, sulmet kundër gazetarëve, dëbimi i shtetasve të huaj pa një proces të rregullt dhe dhuna kundër pakicave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *