Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga veriu, ku shihet derisa protestuesit serbë ushtrojnë dhunë mbi ushtarët e KFOR-it, duke lënë dhjetëra prej tyre të lënduar rëndë.

Bildt ka thënë se pamjet e sotshme janë më të rëndat për shumë vite.

“Kjo është më e rënda që është parë në Kosovë për shumë vite.

Militantët serbë në veri të Kosovës sulmojnë forcat e NATO-s dhe lëndojnë dhjetë prej tyre. Cikli i eskalimit duhet të ndërpritet me shpejtësi”, ka thënë Bildt.

Lexo po ashtu:  "Do të punojmë edhe në atë që ju të fitoni çmimin Nobel për letërsi", - Dokumenti sekret i CIA-s: kë donin amerikanët në pushtet pas vdekjes së Titos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *