Ka pasur shumë stereotipe që nënat e punës nuk marrin mjaftueshëm dashuri, kujdes dhe vëmendje.

Është pak e vështirë për të balancuar misionin si nënë dhe punën si pjesë të karrierës, por a duhet të shqetësoheni nëse punoni dhe nuk shpenzoni kohë për fëmijët tuaj.

Lajmi i mirë për nënat që punojnë.

Shkenca thotë se fëmijët që nenat i punojnë janë po aq të lumtur sa ata që kanë nënat në shtëpi dhe qëndrojnë afër tyre me orar të plotë,

Madje, shumë shpesh ata janë më të suksesshëm kur të rritën, shkruan Bright Side.

Disa nga rezultatet e studimit janë:

Fëmijët e nenave të punës nuk vuajnë dhe janë po aq të lumtur sa shokët e tyre.

Sipas Profesorit Kathleen McGinn të paturit nënën e punësuar nuk ka të bëjë me lumturinë e fëmijëve.

Ky projekt kërkimor përfshiu 100,000 burra dhe gra në 29 vende të botës.

Rezultatet ishin se fëmijët e tyre nuk janë të privuar nga lumturia dhe suksesi, përkundrazi janë më të mirë në shumë aspekte.

Lexo po ashtu:  Në nderim të të gjitha nënave që i rrisin fëmijet pa burrin e tyre dhe babanë e fëmijëve

Vajzat e nënave të punësuara janë më të suksesshme në karrierën e tyre dhe tentojnë të marrin rroga më të larta. Studimi ka zbuluar se përvoja e nënës u mëson vajzës një mësim të thjeshtë, ju mund të kombinoni suksesin dhe karrierën në ngritjen e fëmijëve.

Fëmijët e rritur nga nënat e punës shpenzojnë më shumë kohë për tu kujdesur për familjet e tyre.

Ndërsa, meshkujt tradicionalisht kanë tendencë të jenë të punësuar, nuk ka një ndikim të fortë të nënave të punës tek djemtë e tyre në aspektin e karrierës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *