Tensionet e fundit në Veriun e Kosovës, në mënyrën më banale të mundëshme, e kanë shndëruar një debat mbi ligjin, të drejtën dhe ekzistencën e një shteti funksional, në një sherrjajë mes “pro” dhe “anti” amerikanëve. Në plan të parë kanë dalë të njëjtët idiotë të dobishëm që përsërisin refrenin, “Albini po na prish me Amerikën”, “Kurti ka pasur gjithmonë këtë qasje”, “ai s’pyeti partnerët ndërkombëtarë”, “për të futur një kryetar komune në zyrë, ai u përplas me Uashintonin” etj.

Në fakt, përtjej kësaj qasjeje prej çilimijsh të pakënaqur apo vasalësh folklorikë, qëndron një shqetësim real. Rrallë ndonjëherë më parë Kosova ka marrë paralajmërime kaq të rënda, sa në këtë rast. Përjashtimi nga manovrat ushtarake, ndërprerja e vizitave të zyrtarëve në SHBA, ose deklarata si ajo e sekretarit Blinken, mund të kenë vërtet për shumë shqiptarë efektin e elektroshockut.
Ky fenomen i ri kërkon përgjigje sepse, pikërisht në raste të tilla ndahen mendjet përtace prej skllavi nga shpirtrat e lirë që kërkojnë arsyen. Të parët vënë kujën për pasojat, të dytët kërkojnë të gjejnë shkaqet.

 

Nëse duhet pranuar se ka një mosmarveshje të thellë mes qeverisë së Kosovës dhe parnerëve perendimorë, pyetja racionale nuk është zbulimi i armikut mes nesh, por gjetja e thelbit të konfliktit.

Të gjithë e mbajmë mend se serbët lokalë i bojkotuan katër komunat e veriut (bashkitë… po ta shkruanim me titra), provokuan zgjedhjet e parakohshme në të cilat më pas nuk morën pjesë. Ndonëse ato duheshin mbajtur në afat, në rakordim me partnerët ndërkombëtarë, Kosova dëshmoi tolerancë duke i shtyrë nga Dhjetori në Prill. Lista serbe sërish u tërhoq duke prodhuar katër kryebashkiakë me legjitimitet të cunguar. Ndonëse të tillë, ata u njohën nga amerikanët dhe europianët.

Lexo po ashtu:  Lul Basha gënjen edhe për orën, jo më për ngjarjet e Kosovën

Por, kur të zgjedhurve u erdhi dita të merrnin funksionet shpërtheu dhuna, ekstremizmi, plagosja e ushtarëve të KFOR-it.

Pikërisht në këtë pikë opinioni është ndarë në dysh: idiotët e dobishëm të ‘pro” amerikanizmit fajësojnë kryeministrin e Kosovës si shkaktarin e kësaj gjendje, pasi ai ndërmori veprime pa u konsultuar me aletatët perendimorë. Në fakt, e vërteta është krejt ndryshe. Ajo që ndodhi është pasojë e një strategjie të mirfilltë serbe për të disfunksionalizuar shtetin e Kosovës. Ajo është një manovër e Beogradit për të treguar se cili komandon në Veri. Ajo është një strategji tensioni për të fituar sa më shumë në planin për ta çuar asocacionin drejt një tjetër republika serbska.

Që Albin Kurti nuk është nacionalisti, anti-demokrat i cili do të vendosë me dhunë disa kryekomunarë shqiptarë në zonat e banuara nga serbët, këtë ai e tregoi edhe gjatë forumit të Bratislavës. Ai e spjegoi qartë se legjitimiteti i atyre që po futen në zyra është i cunguar. Ai i quajti ata kryetarë me “k” të vogël. Ai e përshkroi funksionin e tyre si teknik me kompetenca minimale dhe hodhi dorashkën për një marëveshje politike, ku përmes zgjedhjeve të parakohshme, serbët të zgjedhin drejtuesit e komunitetit të tyre.
Pra ai nuk këmbënguli në imponim, por në zgjidhje. Ama nga ana tjetër janë serbët që duan ta vazhdojnë bojkotin për të thellelluar boshllëkun institucional.
Albin Kurti do marrëveshje, Vuçiçi provokon konflikt. Kryeministri i Kosovës jep propozime për zgjidhje, presidenti serb hedh shkëndija për zjarr.

Lexo po ashtu:  Në vend se me hy n'grevë - ata hyjnë në magje t'burgut

 

Kaq të vështirë e kanë ta kuptojnë këtë ata që sot anatemojnë në parin duke kryer indirekt punën e të dytit? Nuk e besoj. Ata e bëjnë këtë ose se i është errur vështrimi nga urrejtja për një person, ose se janë shdëruar në besimtarë të verbër të superfuqisë.
Dhe ky i fundit është në fakt një nga argumentat e tyre: Po po qe e vërteta kështu si shkruhet në reshtat e mësipërm, pse atëhere SHBA, fajësoi Kurtin-pyesin ata? Pse Blinkeni bëri deklaratën e padëgjuar? Pse nga Borelli tek Makroni rrudhën buzët?

Kjo po, është një dilemë që do përgjigje. Dhe ajo nuk ka të bëjë pothuajse fare me meritat apo gafat e Albin Kurtit. Shqiptarët andej dhe këndej kufirit duhet të ndërgjegjësohen se situata gjeopolitike nuk është në ditët më të mira për ta. Lufta në Ukrainë, fronti kundër Rusisë, e ka yshtur perëndimin në një ngasje të madhe për të joshur Serbinë nga vetja, për të ndarë Vuçiçin nga Putini. Dhe përpara këtij qëllimi përkëdhelja e tyre me ndonjë favor në provincën e largët në Veri të Kosovës është sakrifica më e vogël që mund të bëhet. Herezi mund të thonë disa. Por kur sheh se si këmbëngulet se Asocacioni duhet përfunduar para pikave të tjera të marrëveshjes, se si kryetarët e komunave që i ke bekuar vetë, duhet ta drejtojnë punën me “Zoom”, fillon e mendon këtë opsion. Edhe më i prekshëm bëhet ai po pe aktivitetin e ambasadorit amerikan në Beograd, Kris Hill, këtij mbështetësi të çdo nisme të Vuçiçit. A nuk tradhëtoi ky negociator i marrëveshjes së Rambouillet trashigiminë e Klintonit dhe Ollbrajt duke u kërkuar falje serbëve për bombardimet e ‘99-ës?

Lexo po ashtu:  Policia është e Kosovës

Kur, për interesat e momentit ngrihet kjo pikpyetje për “luftën humanitare” të SHBA-së, pse nuk po sakrifikoka edhe ndonjë ngastër tokë nga ato që vetë Hashim Thaçi i quante dikur “dhurata të Marshallit Tito”?

Frika është pra se mund të kemi arritur në një pikë, kur për hir të bërjes për vete të Vuçiçit, po i bëhet presion Kosovës. E kjo s’ka të bëje fare as me gafat, as me egon e sëmurë, as me marrëzinë e madhështisë së Kurtit. Në interesin e këtij të fundit do të qe të shndërrohej në yes-men, të ndërkombëtarëve për të sunduar më lehtë vendin e tij, ashtu si bëjnë plot maskarenj të tjerë në Ballkan. Dhe ky është paradoksalisht drejtimi nga duan ta shtyjnë kundërshtarët e tij më të mëdhenj. Fiks kjo sjellje prej idiotësh të dobishëm “pro” amerikanë, është gjëja që na bën keq më shumë se gjithçka tjetër. Ajo shkon përtej venerimit të tyre për superfuqinë dhe ka shumë më tepër pasoja se pëmbushja e inateve që ata kanë me Kurtin.

Këtë të fundit le ta bëjnë copë, le ta gjuajnë me domate në rrugë, le ti thonë i korruptuar, i marrë apo diktator, por ama anjë shqiptar që vetëquhet i tillë nuk ka luksin ti kërkojë të bjerë në lojën shkatërrimit të shtetit, ku e fton Serbia. Ky pretendim nuk ka çmim, madje as kur e kërkojnë çlirimtarët tanë amerikanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *