Josep Borrell ka publikuar tre kushte për Kosovën në mënyrë që ajo siç thotë ai të mos ketë pasoja serioze në marrëdhëniet me BE-në.

  • Zgjedhje të reja lokale
  • Sigurim i pjesëmarrjes së serbëve
  • Nisje e punës për krijimin e Asocacionit

    Në një replikë me të, Raporterja Viola von Cramon shton edhe një kusht:
    Hetim i plotë dhe procedim i atyre që sulmuan ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it


Nga ana tjetër, ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë dhe Shqipëri, Robert Bosch, ka ironizuar teksa pyet se pse nuk i kërkohet Serbisë që t’u përmbahet marrëveshjeve. Dhe pse harrohet që ishin serbët që bojkotuan zgjedhjet?

Janë dy parashtrime që duket se po harrohen këto kohë prej shumëkujt që luan diplomacinë e madhe, si ky Borrell që mendon se është kollaj të lëshosh kërcënime dhe të tradhëtosh kështu një lloj politike të njëanshme që pak ka të bëjë me realitetin.

Zoti Borrell dhe Blinken, dinë gjë se kush i sulmoi trupat KFOR-it?

Lexo po ashtu:  Njerëzimi është i përbërë nga dy lloje njerëzish: njerëz të mençur që e dinë se janë budallenj dhe budallenj që mendojnë se ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *