Kryeministri Albin Kurti, komentoi për herë të parë draft-propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Ai tha se Edi Rama t’ia propozojë këtë draft, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur.

Por Kurti tha se Asociacioni duhet të krijohet për shqiptarët e Serbisë.

“Nuk kam dyshim që kryeministri Edi Rama, besoj se propozimi i tij është i mirë, dhe duke qenë kështu, atëherë unë propozoj që kryeministri Edi Rama, këtë draft-statut t’ia propozojë presidentit të Serbisë, në takimin e radhës për Ballkanin e Hapur, për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Aq më tepër që thuhet se Kushtetuta e Shqipërisë thotë se qeveria shqiptare mbron të drejtat e shqiptarëve kudo që janë,” tha Kurti.

“Edhe duke u bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë, neni 8, pika 1, por edhe në kontekstin politik ku ndodhemi, po tregoj se ku duhet të jetë adresa dhe kërkesa: adresa duhet të jetë Beogradi, kërkesa për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,” theksoi sërish Kurti.

Lexo po ashtu:  Protesta në Berlin kundër masave të reja shtrënguese të qeverisë për pandeminë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *