Ministri Sveçla ka treguar se çfarë i është thënë nga Policia e Kosovës lidhur me rastin dhe tha se janë duke shfrytëzuar influencën e tyre që zyrtarët që kanë kryer detyrat e tyre në shtetin e tyre të kthehen sa më parë bashkë me pajisjet që janë pronë e Kosovës ose e tyre personale.

“Pak më herët zyrtarët policor më shpjeguan dhe më treguan shenjat e veturave me të cilat policia apo ushtria e Serbisë është futur 600 metra në territorin e Republikës së Kosovës dhe pastaj kanë vazhduar në grupe të ndara në këmbë dhe janë futur diku rreth 1 kilometër brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe kanë kidnapuar tre zyrtarë policorë nga njësiti për mbikëqyrje të kufirit, të cilët tash edhe me vetë deklarimin e autoriteteve të Serbisë janë të arrestuar atje” – tha ai.

Tutje, ministri shtoi se beson se për të gjithë botën demokratike ky është një incident i papranueshëm dhe jashtëzakonisht i rëndë.

“Në kësi lloj aktivitetesh të parapërgatitura realisht ai që sulmon në befasi ka përparësi”.

Lexo po ashtu:  Ja cila është origjina e lashtë pagane e Pashkëve

Ministri tregoi se nuk e dinë lokacionin e tre policëve, por e dinë se janë nën arrest, në duart e institucioneve serbe.

Ky veprim, sipas ministrit është e qartë që është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e kriminelit ‘Llune’.

“Jemi duke u koordinuar me të gjithë bashkësinë ndërkombëtare që ajo të jetë jashtëzakonisht e qartë për këtë hap kriminal të Serbisë” – tregoi Sveçla.

Siç thotë Sveçla, ndërkombëtarët janë duke u angazhuar që të komunikojnë me palën tjetër.

“Tash çfarë është duke ndodhur, Serbia kriminele, ajo çfarë e njohim ne jo vetëm me vite e dekada por edhe më gjatë është duke vepruar njëjtë përmes sjelljeve të tyre kriminale është duke u munduar të minojë rrugën tonë drejt shtetndërtimit të plotë, shtrirjes së sovranitetit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës” – u shpreh Sveçla para gazetarëve.

Megjithatë, ministri thotë se Serbia absolutisht nuk do të arrijë t’i zmbrapsë e as nuk do t’i ndalë ata.

Më tej, Xhelal Sveçla tha se dihet për së paku tri automjete të Serbisë dhe sipas forenzikës për dhjetëra pjesëtarë të njësive speciale qoftë të ushtrisë, policisë apo xhandarmërisë serbe.

Lexo po ashtu:  Mediat turke tregojnë arsyen e mbylljes së kopshtit dhe kolegjit në Tiranë: E kërkoi Erdogan

Ai tregoi edhe për një gjë që dëshmon se policët janë arrestuar brenda territorit të Kosovës.

“Me qëllim që të ndalojmë kontrabandën kemi bllokuar këtë rrugë që e kanë përdorur kontrabandistët duke hapur gropa të tilla. Këto gropa janë edhe një dëshmi që policët tanë nuk kanë qenë në territorin e Serbisë ashtu siç ajo pretendon” – tha ai.

Po ashtu, ai ka treguar se ka marrë vendim që të mos lejohet hyrja e asnjë kamioni me targa serbe në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Kjo masë, tha se do të vazhdojë deri në një vendim tjetër. Ai shtoi se do të vazhdojnë me forcimin e institucioneve të sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *