Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë një reagim pas dështimit të takimeve të shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se fillimisht duhen liruar 3 policët dhe më pas duhet të ketë një tjetër angazhim të Francës dhe Gjermanisë për të qetësuar situatën.

“Pa u larguar 3 djemtë shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! Por gjëja e parë në radhë të parë: LIRO 3 POLICËT!” – shkroi Rama në Twitter.

Këtë të enjte pati një seri takimesh në Bruksel. Pas tyre Borrell tha se ishte folur për zgjidhjet, por palët janë ende larg marrëveshjes. Borrell tha se kishte kërkuar që të liroheshin 3 policët.

Lexo po ashtu:  Përfaqësues i dobësisë dhe paqartësisë amerikane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *