Kreu i Politikës së Jashtme të BE-së Borrell është shprehur i alarmuar për ato që i quajti arrestime jashtligjore të serbëve të Kosovës duke njoftuar se përshkallëzimin që po ndodh nuk do ta tolerojë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.
Është i njëjti njeri që nuk e ka hapur dritaren e alarmit për rrëmbimin e tre policëve në Veri të Kosovës dhe konfirmon kështu se është në pozicion favorizues për Serbinë.

Borrell dhe Lajçak kanë një pikëpamje të tyren për daljen nga kriza, por kjo nuk po jep rezultat. Përkëdhelja e Serbisë po rezulton kundërproduktive dhe më e keqja, po çon zyrtarë të BE-së të bëjnë deklarata që janë jashtë tagrit të vet dhe ngrenë paragjykime mbi vendimet e institucioneve në Kosovë.
Borrell si të thuash ka hequr dorashkat dhe në këto kushte përveç kërkesës që të tërheqë deklaratat, ky njeri nuk do marrë shumë seriozisht.

Është vetëm një zyrtar i BE-së, jo një vendimmarrës.





