Thirrjet e shefit të grupit Wagner, Jevgeni Prigozhin për një rebelim të armatosur natën e kaluar u shpërndanë përmes disa videosh ku ai dhe trupat e tij pranonin se kishin në kontroll qytetin kryesor rus, Rostov-on-Don dhe ishin gati tw marshonin drejt Moskws.

Në videon e re të shtunën, Prigozhin kwrkoi qw Ministri i Mbrojtjes Shoigu dhe gjenerali i lartë rus Valery Gerasimov ta takonin atë në selinë e Qarkut Ushtarak Jugor në qytetin Rostov-on-Don.

“Kemi mbërritur këtu, duam të presim shefin e shtabit të përgjithshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes Shoigu” tha zoti Prigozhin në video. “Nëse ata nuk vijnë, ne do të jemi këtu, do të bllokojmë qytetin e Rostovit dhe do të nisemi për në Moskë”.

Komiteti Kombëtar kundër Terrorizmit i Rusisë e akuzoi Prigozhin për thirrje për një rebelim të armatosur, një vepër që parashikon dënim maksimal prej 20 vjetësh.

Vladimir Putin doli në një deklaratë urgjente ku tha se kushdo që kishte marrë armët kundër ushtrisë së tij do të ndëshkohej. Ai foli për një “rebelim të armatosur” nga forcat mercenare të Grupit ëagner, të cilët kishin kryer “tradhti” duke ndërmarrë një “goditje vdekjeprurëse” për trupat ruse.

“Një Putin i tërbuar” e përshkruajnë mediat perëndimore presidentin rus, që kryengritjen e forcave mercenare e quajti “një thikë pas shpine për të gjithë në Rusi”.

Putin i bëri thirrje popullit rus të bashkohet me të kundër mercenarëve të Wagner, duke thënë se ishte gati të bënte gjithçka për të mbrojtur Rusinë.

Por sapo Putin mbylli deklaratën e tij në media, shefi i Wagner, Prigozhin shpërndau një mesazh të ri në Telegram, në të cilën tha se Putin bëri zgjedhjen e gabuar dhe ku paralajmëroi se së shpejti, Rusia do të ketë një president të ri.

Lexo po ashtu:  Çfarë nuk duhet t’i thoni kurrë secilës shenjë të Horoskopit

Sa real është kërcënimi i Wagner-it për të arritur Moskën
Në videot ku njoftoi kryengritjen shefi i grupit “Wagner” Jevgeni Prigozhin kërcënoi se ishte gati të marshojë drejt Moskës nga qyteti jugor i Rostov-on-Don, për të cilin ai pretendon se tani është nën kontrollin e tij.

Synimet e tij vihen në pikëpyetje për një sërë faktorësh.

Prigozhin pretendon se ka 25,000 luftëtarë të armatosur nën komandën e tij. Shumica prej tyre janë përfshirë për muaj të tërë në luftime të ashpra në Ukrainën lindore.

Ditët e fundit, Prigozhin ka tërhequr trupat e tij në rajonet kufitare të Rusisë, por pjesa më e madhe e këtyre luftëtarëve janë aktualisht larg kryeqytetit rus.

Për të lëvizur deri atje, Prigozhin dhe njerëzit e tij u duhet të përshkojnë qindra milje – duke kaluar rajonet ruse ku ekziston një regjim i veçantë “kundër-terrorizmi”.

Raporte të pakonfirmuara thonë se një kolonë Wagner u godit të shtunën nga sulmet ajrore ruse në rajonin Voronezh, në mes të rrugës për në Moskë.

Si Prigozhin ashtu edhe ministria ruse e mbrojtjes tani po u bëjnë thirrje në mënyrë aktive burrave të armatosur në palën kundërshtare që të ndryshojnë kah – por në këtë fazë është e paqartë se kush do të ketë një avantazh.

Lufta civile është më afër se kurrë.

Si u përshkallëzua konflikti me Putin dhe Prigozhin
Prigozhin ka qenë jashtëzakonisht kritik ndaj hierarkisë ushtarake ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe në dukje kishte ndikim tek Putin gjatë rrjedhës së konfliktit. Forcat e tij Wagner morën një rol udhëheqës në sulmin e mundimshëm, por përfundimisht të suksesshëm ndaj Bakhmutit në fillim të këtij viti.

Lexo po ashtu:  A është njerëzimi i vetëm në kozmos?! – Nisja e NASA-s për Krishtlindje mund të na afrojë me përgjigjen!

Përplasja ndodhi pasi ai akuzoi forcat ruse për goditjen e një kampi ushtarak Wagner dhe vrasjen e “një numri të madh” të luftëtarëve të tij – një pretendim që Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e ka mohuar dhe e ka quajtur një “provokim informativ”.

“Jemi 25 mijë veta dhe do të zbulojmë pse ka një kaos të tillë në vend. Jemi 25 mijë që presim si rezervë taktike dhe si rezervë strategjike. Është e gjithë ushtria dhe i gjithë vendi, kushdo që dëshiron, të bashkohet me ne. Ne duhet t’i japim fund këtij debakli” tha ai, në një përshkallëzim radikal të grindjeve me udhëheqësit ushtarakë të Rusisë.

Shërbimi i brendshëm i inteligjencës ruse, Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB), u përgjigj të premten, duke u kërkuar luftëtarëve të Wagner-it të arrestonin liderin e tyre dhe të hapnin një çështje penale kundër shefit të milicisë, duke e akuzuar atë për “thirrje për një rebelim të armatosur”. Autoritetet në kryeqytetin Moskë, ndërkohë, forcuan masat e tij të sigurisë.

Prigozhin mohoi se veprimet e tij ishin një grusht shteti, duke thënë se ato ishin një “marshim për drejtësi” që “nuk do të ndërhynte me trupat në asnjë mënyrë”.

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov foli për një “tradhti të ndyrë” nga Prigozhin në Telegram. “Rebelimi duhet të shtypet dhe nëse kjo kërkon masa të ashpra, atëherë ne jemi gati!” tha ai.

Lexo po ashtu:  Flamuri shqiptar me yll, në protestat e 1968-ës në Francë

Por në Ukrainë, autoritetet shohin një nga zhvillimet më domethënëse që nga fillimi i luftës me intriga dhe sfida. “Konfrontimi i brendshëm rus… është një shenjë e kolapsit të regjimit të Putinit”, tha Andriy Yusov, një zëdhënës i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës.

Ai tha se ngjarjet janë “një pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit ushtarak kriminal të regjimit të Putinit kundër Ukrainës”.

Wagner, një grup mercenar ushtarak ku bëjnë pjesë kriminelë ordinerë jo vetëm nga Rusia, por nga e gjithë bota. Për herë të parë doli në fushën e betejës në vitin 2014, për të mbështetur forcat separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore.

Deri atëherë ishte një organizatë sekrete, kryesisht me qëllime fitimprurëse që vepronte kryesisht në Afrikë dhe Lindjen e mesme. Pjesë e grupit ishin rreth 5000 luftëtarë, pjesa më e madhe veteraë të regjimenteve elitare të Rusisë dhe Forcave Speciale.

Sot Wagner i rregjistruar si Organizatë Ushtarake komandon 50 mijë luftëtarë vetëm në Ukrainë ndërsa forca të tjera të këtij grupi luftojnë edhe në Siri, Libi dhe Afrikë , veprimtari ushtarake këto për të cilat Jevgeni Prigozhin fiton para.

Wagner u fuqizua në vitin 2022 ku sipas Shteteve të Bashkuara 80% e trupave ushtarakë që u rekrutuan ishin nga burgjet.

Aktiviteti ushtarak I ëagner nisi nga një ish-oficer i ushtrisë ruse, 52 vjeçari i cili njihet me emrin Dimitri Utkin I cili mendohet se i ka dhënë dhe emrin këtij grupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *