Rusia paralajmëron pushtimin e Kievit

Një postim i Ministrisë së Jashtme Ruse paralajmëron se lufta e Ukrainës do të ketë fatin e asaj të Irakut, Vietnamit dhe përpjekjes së dështuar kundër Fidel Kastros në Kubë.

Në Tuiter, Ministria e Jashtme e Rusisë shprehet se luftërat që kanë pasur pas SHBA-të kanë përfunduar të gjitha me kosto të rënda financiare dhe njerëzore, duke shtuar se së shpejti atyre do t’u bashkohet edhe lufta në Ukrainë.

Luftërat e drejtuara dhe të sponsorizuara nga Amerika kanë të njëjtën skicë: humbje poshtëruese, tërheqje në nxitim e sipër, aleatë të braktisur. Rezultati: paratë e taksapaguesve që shkojnë dëm dhe jetë njerëzore të humbura.

Gjiri i Derrave – 1961

Saigon – 1975

Kabul – 2021

Kiev – së shpejti

Lexo po ashtu:  Sa vende në botë e kanë njohur si shtet Palestinën?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *