Siç mund të pritej ceremonia e Bill Clinton në Tiranë nuk e ka kapur në befasi provincializmin dhe shpirtngushtësinë tonë. Që nga uvertura e përgatitur nga Kryeministri Rama që disa javë më parë foli për një surprizë nga Amerika e deri te protokolli i sotshëm me disa Clintonë nga Kosova dhe “surprizat” me fëmijë, janë të gjitha pjesë e paketës politiko-ekzotike të Shqipërisë së vogël të cilën politika ia del ta bëjë të vockël.

Vetë Clinton deshi të përcillte mesazhin për paqe dhe respekt të dallimeve, ai tha se ishte një qytetar privat, pa asnjë pushtet në ShBA dhe sigurisht që shprehu mirënjohje për një pritje që ishte e ekzagjeruar. Aq sa ceremonia tejkaloi qëllimin dhe statusin e vetë personit. Megjithatë histori e afërt i ka lënë një vend z. Clinton në botën shqiptare të cilin është mirë të mos e harrojmë dhe duhet të dimë se kemi të bëjmë me një politikan që i shijon sukseset publike.

Mirëpo ky është një problem kalimtar. Problemi kryesor është administrimi politik i vizitës. Mediat pranë z. Rama përgatitën dhe vijuan përpunimin e idesë së Clinton i tërhoqi veshin Albin Kurtit, se Ai, Babai i Kosovës siç e quajtën, e shpalli herezi politikën e Kurtit në Kosovë duke ftuar tashmë vetëm një qëndrim: dorëzimin! Asgjë prej këtyre nuk është e vërtetë, qoftë edhe për faktin se një person i këtij statusi nuk do lejonte që të kishte qëllim përdorimin e tij për llogari politike në Ballkan. Është po ashtu absurde të mendos se Clinton flet nga Tirana kundër qeverisë në Kosovë, duke lënë të kuptohet se ishulli i vetëm i amerikanizmit është sot Shqipëria e 1913-ës

Lexo po ashtu:  Presidentja Osmani kritikon Borrellin destruktiv: “Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar”

Edhe me mjerane është mënyra sesi opozita u soll me këtë vizitë. Duke rënë në kurthin e një spektakli pa rëndësi reale, por me rëndësi vetëm simbolike, opozita u fsheh, mediat e saj shajnë e komentojnë gjithë mllef duke u paraqitur si humbës të cilëve u ka mbetur vetm mallkimi. Mirëpo kjo nuk ka arsye. Sepse opozita ka bilanc më të mirë sesa qeveria aktuale në politikën e jashtme. Vizita e Clinton sot është simbolike, vizita e Hillari Clinton 10 vjet më parë ishte shtetërore. Vizita e George Bush mund të cilëoshet historike, kjo e Clinton ceremoniale. Pse fshihet atëherë opozita e sotme dhe vuan spektaklin e z. Rama?

Kaq, pasi si ngjarje korriku do harrohet dhe kalojë. Thjesht është për t’u habitur dalldia e një qeverie për të trumbetuar diçka që do të duhet të ishte një vizitë e mbyllur politike siç ishte ta zëmë marrja e medaljes nga z. Rama dikur në Francë. Bën aksident me traditën zotimi i z. Rama se “do ta presim sipas mënyrës shqiptare”. Shqiptarë jemi të gjithë, po zanate të tilla po i shohim në Tiranën politike; ky artisti me pordhë e shtirje e sajdisje orientale, doktori me ata tisin e përjetshëm të nallbanit që e kap gafil suksesi dhe historia.

Lexo po ashtu:  Kurti së bashku me Bislimin mbajnë konferencë për medie

Është thënë shpesh se historinë e shkruajnë fitimtarët. Këtu fitimtarë shpallen të gjithë dhe të imagjnojmë sikur të na e linin ne të shkruanim historinë se çfarë do të bëhej. Kështu që ta qepim gojën e të lutemi se takëmi i Edi Ramës dhe gazetarëve të tij dhe Saliut të vazhdojnë të mburren me atë që thotë e shkruan bota. Kështu edhe i përmbahemi traditës, por edhe higjenizojmë pak psikologjinë nga një histori që do ishte shkruar me jargë.

s.zaimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *