Kurti refuzon të takohet me Ramën pa mbledhje të përbashkët të qeverive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo pa atë mbledhje.

Këtë deklaratë të drejtë dhe logjike Kurti e bëri para mediave pas mbledhjes së Qeverisë, i pyetur rreth vizitës së paralajmëruar të Ramës në Kosovë, në kuadër të një turni në Ballkan.

Kurti ndër të tjera tha se është në dijeni për këtë vizitë. Kurti tha se e ka ftuar kryeministrin e Shqipërisë që gjatë kësaj jave ta mbajnë mbledhjen e anuluar të dy qeverive.

“Unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryeministrin Rama dhe e di që do vijë në Prishtinë në kuadër të turit Ballkanik. Është thënë që ky ka të bëjë lidhur me përgatitjen e Samiti të radhës të Procesit të Berlinit, në tetor. Unë miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqenëse do të vijë në Prishtinë e do të qëndrojë dy ditë e një natë, ta mbajmë edhe mbledhjen e dy Qeverive e cila u anulua paarsyeshëm, ndonëse ishte paraparë muaj më parë për datën 14 qershor.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti përmend tre 28 nëntorët, thotë se janë filli historik i thurjes kombëtare të shqiptarëve

Të gjitha përgatitjet i patëm bërë. 13 marrëveshje kanë pasur të nënshkruan, ndërsa tani kanë mbetur në sirtar. Në mënyrë që marrëveshjet e dakorduara të mos ngelin edhe më tutje në sirtar, sepse nga to nuk përfitojnë kryeministrat, por qytetarët, dhe çdo ditë e humbur pa i nënshkruar këto marrëveshje është dëm për qytetarin, unë i kam propozuar kryeministrit Rama meqë po vjen këtë javë le ta mbajmë edhe një mbledhje të përbashkët të dy Qeverive tona dhe ti nënshkruajmë ato marrëveshje të dakorduara që janë në sirtar dhe t’i zbatojmë një orë e më parë të gjitha ato”, tha ai.

“Unë jam gatshëm të takohem me kryeministrin Rama në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo pa atë mbledhje “,
u shpreh Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *